Ruzhdi Luzi,57 vjeçari që i morri jetën me thikë bashkëshortes së tij, është dërguar nga prokuroria si i pandehur në gjykatë, për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
 
Dosja e Luzit është rregjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në 24 prill 2016 dhe se dosja në ngarkim të tij, do shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Sipas prokurorisë shkak i vrasjes ka qënë xhelozia, ku Ruzhdi Luzi dyshonte se gruaja e tij Majlinda Luzi e tradhtonte, dhe për pasojë ai i ka marë jetën me thikë, duke lënë tre fëmijë jetimë.
 
 “Unë dyshoja se ajo më tradhtonte. Unë nuk e duroja dot këtë turp. Veprimi i saj është shumë i ulët”-është shprehur autori gjatë fazës hetimore në prokurori. Ai ka shfaqur pendesë për krimin.”U vrava nënën, i lashë jetimë të tre. Tani ata do të vuajnë pasojat e mia. Ata janë në moshë të vogël dhe nuk ka kush të kujdeset për ta"-mësohet të ketë thënë në polici.
 
Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës.

ruzhdi dhe majlinda luzi foto per siper
Ruzhdi Luzi dhe viktima Majlinda Luzi

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com