Krimi në sportin kosovar,
tashmë pranohet dhe publikisht

Krimi në sportin kosovar,<br />tashmë pranohet dhe publikisht
Në futbollin e Kosovës ka kurdisje të ndeshjeve. Këtë e thonë troç lojtarë e trajnerë, madje edhe vetë zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) pranojnë se jo gjithçka është në rregull me futbollin kosovar.

Por, pavarësisht fakteve e deklaratave "drithëruese", krimi në sport mbetet pa u ndëshkuar në Kosovë. Kryeprokurori i Prokurorisë Publike Komunale të Prishtinës, Haki Geci, thotë se prej se mban këtë post, ai asnjëherë në tavolinën e tij nuk ka pasur ndonjë dosje për hetim të lajmëruar nga ndonjë organizatë sportive.

Po ashtu, edhe vetë Prokuroria nuk ka hetuar ndonjë rast me dyshimin se ka kurdisje, ndonëse për të kurdisjet e ndeshjeve, blerjet e ndeshjeve me para të mëdha dhe dallavere të tjera "më shumë janë punë e federatave që duhet të merren me pezullime dhe ndëshkime të tjera.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vrau ish-bashkëshorten Enkelejda Danaj, Gjykata greke lë në burg shqiptarin, çfarë deklaroi para gjykatës

Vrau ish-bashkëshorten Enkelejda Danaj, Gjykata greke lë në burg shqiptarin, çfarë deklaroi para gjykatës