HAS- Akoma nuk zbardhen motivet dhe rrethanat e krimit të rëndë të ndodhur në familjen Nabolli, në fshatin Kostur të komunës Golaj në Has. Policia e Kukësit nëpërmjet një njoftimi deklaroi mbrëmë se rreth orës 17:00 të ditës së mërkurë kishte marrë një telefonatë nga familja Nabolli se një pjestar i familjes së saj ishte vrarë me armë zjarri.
Por me kalimin e orëve si dhe me hulumtimin edhe të medias, duke marrë informacion edhe nga banorët e fshtatit vrasja nuk kishte ndodhur në orën 17:00 të pasdites së djeshme por vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur i riu ishte në gjumë.
Vrasja e të riut 21-vjeçar,Ylber Nabolli është kryer nga i ati i tij Binak Nabolli 71-vjeç, me anë të një arme pushkë model 20 fishekësh që e mbante autori pa leje në banesë, ku një plumb i armës së zjarrit ka depërtuar tejpërtej kraharorin e majtë të viktimës, kur ai po flinte në dhomën e gjumit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Ndërkohë gjatë gjithë ditës së djeshme familjarët dhe autori i krimit babai vrasës kishin bërë lajmërimin tek farefisi si vdekje natyrale të djalit të tyre, të shkaktuar nga një atak kardiak, pa bërë asnjë ekspertizë mjekoligjore për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes së të riut.
Familjarët e tjerë dhe farefisi i ardhur në shtëpin e familjes Nabolli për të kryer ritet e ceremonisë mortore para varrimit kanë vërejtur se në trupin e viktimës, e pikërisht në krahun e majtë afër zemrës një vrimë dhe njolla gjaku, çka ka shqetësuar ata dhe i janë drejtuar policisë së Hasit për të bërë ekzaminimet e sakta mbi vdekjen e 21-vjeçarit.
Ndërkohë pas mbërritjes së policisë dhe grupit hetimor është konstatuar se i riu është vrarë me armë zjarri dhe vdekja e tij nuk ka ardhur nga shkaqe natyrale. Forcat e policisë të ndihmuar edhe nga familjarët kanë bërë të mundur shoqërimin dhe arrestimin e të dyshuarit kryesor të ngjarjes që është babai i viktimës.
Sipas policisë së Kukësit për këtë ngjarje ka të ndaluar vetëm një person, duke mos bërë ndalime të tjera tek pjestarët e familjes, të cilët mendohet se kanë patur dijeni që kur ka ndodhur vrasja e 21-vjeçarit, por kane zgjedhur rrugën e heshtjes dhe fshehjes së krimit në familje.
Sa u takon motiveve të ngjarjes së rëndë, policia duket tepër e rezervuar në dhënien e detajeve, duke u mëshiruar vetëm me faktin se ngjarja paraprakisht ka ndodhur për motive të dobëta.
Ajo çka mësohet është se në momentin e krimit viktima dhe autori nuk kanë patur ngatërresë të çastit, apo konfrontime fizike apo verbale, pasi viktima ka qenë në dhomën e fjetjes në gjumë, i shtrirë në krevatin e tij kur është qëlluar nga i ati, fakt ky i deklaruar edhe nga policia dhe grupi hetimor i ngarkuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com