Krimi në hotel, Dëshmia e studentes: 
Me Agim Eminin kisha miqësi

Krimi në hotel, Dëshmia e studentes: <br />Me Agim Eminin kisha miqësi
TIRANE - Një javë pas ngjarjes ndodhur në një hotel në kryeqytet, ku 52-vjeçari nga Tetova plagosi studenten dhe më pas qëlloi veten, policia ka arritur që të marrë dëshminë e 21-vjeçares. Studentja nga Skrapari është marrë në pyetje në ambientet e spitalit Ushtarak në Tiranë, nga ku vazhdon të dergjet në shtrat. A. Sulçe ka pranuar se njihej me 52-vjeçarin Agim Amini, duke thënë se kishte një miqësi me të.

Sipas policisë mbetet pak kontradiktore se deri ku shkonte kjo miqësi mes 52-vjeçarit dhe studentes 21-vjeçare. Sulçe ka treguar edhe se ku është njohur me tetovarin, duke shpjeguar se ata janë njohur rastësisht në avion, ndërsa ktheheshin nga Italia për në Shkup. Ajo rrëfen se pas bisedës së parë në avion, ata kanë pirë kafë bashkë Shkup, dhe prej këndej Emini e kishte sjellë me makinën e tij në Tiranë.

“Kemi mbajtur lidhje 6 muajt e fundit por ai filloi të bëhej i bezdisshëm dhe për këtë arsye u përpoqa që të shkëputem. E akuzoja si mashtrues sepse doja që të largohej nga unë” thotë ajo në polici. Përsa i takon ngjarjes së 6 ditëve më parë, 21-vjeçarja, ka pranuar se Emini e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar ta takonte në Tiranë, vetëm 5 minuta sa për ta sqaruar dhe bindur se nuk ishte mashtrues. “U ngjita në katin e dytë të hotelit për tu freskuar sepse aty më thanë se është tualeti” dëshmon 21-vjeçarja.

Aty ajo është ndeshur dhe me armën e Eminit, i cili fillimisht e ka kërcënuar se do vriste veten që ajo ta besonte, ndërsa më pas kishte ndërruar mendim për të qëlluar atë dhe veten. Sulçe, pretendon se pas shkrepjes së parë Eminit i ishte bllokuar pistoleta pasi kishte dashur të qëllonte përsëri mbi të, por më pas nuk ka parë cfarë ka ndodhur se ajo ishte larguar me taksi për në spital.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës