Krimi në Shënavlash/ Sociologu Gëzim Tushi për Report Tv: Të vrasësh babanë e ta hedhësh në pus për para është veprim kafshëror

Një ditë pas zbulimit të ngjarjes së rëndë në Shënavlash, Durrës ku 62-vjeçari Enver Balla u qëllua për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit në familje.

Gjatë një interviste për Report Tv sociologu Gëzim Tushi u shpreh se krimi që ndodhi në Shënavlash nuk është as i pari dhe as i fundit në shoqërinë shqiptare.

“Në shoqërinë shqiptare 80 përqind e krimit kryhet në familje. Dhuna është mbi gratë dhe fëmijët, por tani është kthyer edhe te prindi ku babai vret vajzën, djali vret babain etj.

Ne mund të jemi ndoshta edhe nga të parët në Ballkan për krimet në familje.

Familjes shqiptare i janë dobësuar lidhjet emocionale mes njëri-tjetrit, nuk kanë komunikim. Një pjesë e tyre kur e kryejnë aktin o janë të dehur o janë të droguar.

Kemi një konflikt brezazh, ku për arsye banale fëmija i ka marrë jetën prindërve. Të vrasësh babain dhe ta hedhësh në pus për arsye financiare janë veprime kafshërore që kryejnë veprime të tilla kriminale”, u shpreh Tushi.

E teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se çfarë masash duhen marrë për këto veprime kriminale dhe dhunën në familje, Tushi u shpreh se duhet të forcohen institucionet e parandalimit.

“Duhet të forcohen institucionet e paranadalimit. Shteti ka humbur busullën se çfarë duhet të bëjë për të mbështetur këto institucione. Duhet të investojmë për shkollën dhe familjen.

Politika goditëse e shtetit mua më duket se është dobësuar. Është akt kriminal kur shteti ndonjëherë mbyll sytë e ndonjëherë thotë se nuk e kapi kriminelin. Kjo gjë nxit indiferencën qytetare dhe shton krimin.

Krimi që u ndodhi atyre mund të të ndodhi edhe ty nëse nuk reagon tani”, përfundoi ai.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dibër/ Punimet me skrapatat bllokojnë dy orë 'Rrugën e Arbrit', radhë të gjata makinash (VIDEO)

Dibër/ Punimet me skrapatat bllokojnë dy orë 'Rrugën e Arbrit', radhë të gjata makinash (VIDEO)