Kamera e Report Tv mbërriti këtë të martë në fshatin e pllakosur nga heshtja ku mesditën e sotme iu dha lamtumira e fundit të dy viktimave. Dëshmitarë të kësaj ngjarje thonë se Mariglen Mema ishte duke konsumuar kafen e mbrëmjes në lokalin e fshatit, kur aty kishte mbërritur edhe shoku i tij, Artjon Shenaj. Viktima e kishte ftuar autorin të ulej në tavolinë me të, por ai kishte refuzuar. "Eja ulu me ne në tavolinë", mësohet t'i është drejtuar Mema vrasësit të tij, ndoshta edhe për të sqaruar konfliktin e tyre.
Por Shenaj kishte një tjetër plan dhe pas këtij momenti largohet nga lokali për t'u rikthyer i armatosur disa minuta më pas. Me të rihyrë në lokal, Artjon Shenaj qëllon plot shtatë herë në drejtim të Mariglen Memës, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, por ajo që dyshohet lidhet me të shkuarën të dy viktimave jashtë vendit, ku nuk përjashtohen pazaret e drogës. Mariglen Mema ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali më parë, ndërsa kishte një muaj që ishte rikthyer nga vendi fqinj. Edhe Shenaj ishte kthyer në fshat kohët e fundit, pasi kishte jetuar jashtë vendit.
VIDEO









