TIRANE - Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja tha sot se shteti është inekzistent, pasi prej muajsh “një valë krimi dhe aksidentesh fatale kanë përfshirë vendin tonë.
Në lidhje me vrasjen e djeshme të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku humbi jetën Gentian Beqiri dhe ku vdiq nga tronditja i ati i tij, Beqja tha se “ishte një akt i paprecedent që nuk mund të mbyllet me ndalimin e dy punonjësve të policisë. I djeshmi ishte një akt që tregoi se jetën në këtë vend nuk ta mbron as shteti me uniformë”.
Ndërkaq, Beqja u shpreh i zhgënjyer nga shmangia që Kryeministri Berisha i bëri sot në mbledhjen e qeverisë të drejtës së jetës, duke folur për turizmin dhe jo për dështimet e tij.
“Ne prisnim që Sali Berisha të merrej seriozisht me gjendjen alarmante të kriminalitetit dhe të pasigurisë në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë tirazhet ditore të tri të përditshmeve u zhdukën nga tregu që në sabah”, tha Ilir Beqja nëpërmjet një deklarate për shtyp.
Nga ana tjetër, Beqja u shpreh se Kryeministri injoron hallet duke “përrallisur e gënjyer siç e ka zakon”. Sipas tij, Kryeministri nuk foli për shërbimin zjarrfikës që nuk ka mjete ajrore për shuarjen e zjarreve, nuk i kërkoi falje shqiptarëve për vonesën e akseve Levan-Tepelenë, Levan-Damës. “Foli për terminalin e ri të trageteve në Durrës, por nuk pati kurajë të kërkojë falje pse e vonoi dy vjet ndërtimin e terminalit. Kryeministri foli për ndërtimet pa leje në perlat turistike, por në fakt demonstroi dështimin e qeverisë së tij në kontrollin e territorit, në zbatimin e ligjit të planifikimit të territorit”, vijoi Beqja.
Në përfundim, sekretari për programin, Beqja, tha se Partia Socialiste ka një plan për vendosjen e demokracisë në vend “demokracia do të rivendoset dhe Shqipëria do të rilindë”, por megjithatë ai nuk bëri të ditur detaje mbi këtë projekt.
(Gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PS: Pushuesit në vend pa ujë e drita, dështoi sezoni turistik