Krimi, Tahiri takon kryepolicët:
Rezultatet të pamjaftueshme

Krimi, Tahiri takon kryepolicët:<br />Rezultatet të pamjaftueshme
 TIRANE-  Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thirrur në një takim drejtorët dhe zv/drejtorët e policisë së 12 qarqeve të vendit për të raportuar në lidhje me situatën kriminale në rang vendi si dhe masat për të ndaluar krimin.

Takimi i cili nisi në orën 10:00  u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi rreth orës 10:40 minuta.

Në takimin me dyer të mbyllura merrnin pjesë edhe zv/drejtorët e policisë së qarqeve. Gazetari i tv A1 Report e Shqiptarja.com Arsen Rusta informon se takimi është përqëndruar në detyrat e realizuara deri tani sa i takon planit të masave që Ministri Tahiri bëri publike gati dy javë më parë me të marrë detyrën. Drejtorët e 12 qarqeve kanë raportuar para ministrit të Brendshëm.

Një orë më vonë Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com zbardhi detaje të këtij takimi. “Rezultatet e këtyre 10 ditëve janë të mira, por të pamjaftueshme”- mësohet tu ketë thënë Tahiri drejtuesve të policisë së 12 qarqeve. Ai ka shtuar se “Duhet më shumë punë dhe luftë ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe zbulimit të organizatorëve të atentateve me lëndë eksplozive.”

Tahiri mësohet gjithashtu se ka vlerësuar “rezultate të dukshme edhe në qarkullimin rrugor, por të pamjaftueshme për disiplinimin e trafikut si një vend që aspiron Bashkimin Europian.”
 
Gazetari Rusta informon se në ditët në vijim pritet të ketë zëvendësime në rang drejtorësh dhe zv/drejtorësh në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm dje Tahiri urdhëroi pezullimin e të gjithë efektivët e Policisë së Mamurrasit, të cilët nuk ndërhynë në dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve të ndeshjes së futbollit Mamurrasi - Albpetrol si edhe ata që nuk i dhanë ndihmën e shoqërimit për në spital me pretekstin se nuk kishin mjete.

(Ne foto: Drejtori i policisë së Tiranës Çaushaj dhe drejtues të tjerë të policisë pas takimit me Tahirin në ministri)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet