Një nga devizat e famshme të Iluminizmit francëz, që u bë kalë beteje edhe për Revolucionin amerikan, ishte thënia e Volterit “Nuk jam dakord me mendimin tënd, por do të bëja gjithshka që mundem që ti ta shprehësh lirisht atë”. Në thelb, kjo ide përbën një nga themelet e shoqërisë demokratike, për të cilën kanë kontribuar me mëndje, por edhe me jetë, miliona e miliona njerëz në botë: lirinë e fjalës.