Kriminaliteti dhe terrorizmi/ Lleshaj mesazh fqinjëve: Kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin

Kriminaliteti dhe terrorizmi/ Lleshaj mesazh fqinjëve: Kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin

Tiranë - Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se rruga e vetme për të garantuar sigurinë në rajon nga kriminaliteti e terrorizmi, është forcimi i bashkëpunimit me fqinjët, gjatë një konference ndërkombëtare të zhvilluar në Tiranë, ku morën pjesë krerët e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Europës Juglindore (SEENSA). 

Konferenca u organizua nga DSIK dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal RCC dhe në të morën pjesë përfaqësues nga Autoritetet e Sigurimit Kombëtar të Greqisë, Sllovenisë, Kosovës, Malit të Zu, Moldavisë, Bullgarisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Veç ministrit Lleshaj, në konferencë ishte ftuar edhe kreu i Zyrës së Sigurisë së NATO-s si dhe përfaqësues nga agjencitë e sigurisë në vend e të huaja.

Ministri Lleshaj duke folur rreth sfidave të rajonit, vlerësoi mundësinë për të shkëmbyer opinione në kuadër të bashkëpunimit rajonal, integrimit europian, dhe perspektivës së sigurisë.

"Falë forcimit të integrimit rajonal dhe procesit të integrimit europian, ne po komunikojmë, vizitojmë dhe tregtojmë përherë e më shumë me njëri-tjetrin. Vetëm në 10 vitet e fundit, numri i qytetarëve që kalojnë kufijtë tanë është rritur me rreth 160 %. Duke e pranuar se kjo dinamikë e lartë shkëmbimesh është diçka pozitive, fenomeni shoqërohet gjithashtu me sfida të mëdha për sigurinë. Shqipëria është e para që nënshkroi me BE një marrëveshje statutore për Kufijtë Europianë dhe Mbrojtjen Bregdetare në Tetor 2018 dhe gjithashtu ka bërë disa përpjekje bilaterale për të ulur numrin e azilkërkuesve në Europën Perëndimore. Bashkëpunimi i ngushtë i FRONTEX me Shqipërinë ka dhënë tashmë efekte të jashtëzakonshme në luftën kundër migracionit të paligjshëm", nënvizoi Lleshaj.

Duke u përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit për çështje të sigurisë, Lleshaj tha se “në situatën aktuale, ku kërcënime të tilla si krimi i organizuar, terrorizmi dhe radikalizimi nuk njohin kufij, kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin. Në këtë botë gjithmonë e më të ndërlidhur, siguria jonë varet shumë nga politika efektive dhe vullneti i fqinjëve dhe partnerëve për të bashkëpunuar. Të investosh në përforcimin e partneritetit është e vetmja rrugë për të përballuar kërcënimet transnacionale. Shqipëria ka dëshmuar se është një partnere dhe aleate e besueshme e NATO-s dhe BE-së, njëherazi, në adresimin e sfidave të sigurisë brenda kufijve tanë dhe më gjerë. Përmes angazhimit tonë në rajon, kemi qenë në pararojë të shumë nismave rajonale,” theksoi Ministri Lleshaj.

Konferenca u fokusua në sfidat e sigurisë që përballet rajoni, në rëndësinë e sigurisë së rajonit si një e tërë e arkitekturës së sigurisë europiane dhe më gjerë, në nevojën e shkëmbimit të informacioneve të klasifikuara mes vendeve të rajonit, bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë kibernetike, etj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja