Kryeprokurorja Arta Marku kërkon nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Report Tv mëson se marrëveshja do te nënshkruhet të premten paradite në zyrën e kryeprokurores Marku.
/Shqiptarja.com
Kryeprokurorja ka thirrur ministrin Xhafa për nënshkrimin e marrëveshjes. Burime per Report Tv zbulojnë se marrëveshja është e fokusuar në rritjen e eficenës në luftën ndaj kimit, vettingun dhe sistemin e drejtësisë. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar nga Marku që pas marrjes së detyrës.
Memorandumi ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale qe po ngrihet per luften ndaj krimit.








