Kripa dhe ndikimi i saj në shëndet

Kripa dhe ndikimi i saj në shëndet
Konsumimi i tepruar i kripës tashmë është vërtetuar se ndikon keq në shëndetin kardiovaskular, por ajo nuk ka asgjë të përbashkët me kancerin. Studimet e fundit në të cilat kanë marrë pjesë 77.500 meshkuj dhe gra të moshës nga 45 deri në 74 vjeç, kanë pohuar se konsumimi i lartë i natriumit është i lidhur me një rrezik të shtuar për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, por jo edhe nga kanceri.

Nga ana tjetër, i njëjti studim ka pohuar se konsumimi i shpeshtë i peshqve të kriposur rrit rrezikun e përgjithshëm të prekjes nga karcinoma. Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë arritur në përfundim se natriumi dhe kripa nga ushqimi kanë efekte të ndryshme në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe karcinomë. Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në drejtim të krijimit të një kripe të re të kuzhinës, e cila do ta zëvendësojë klorurin e natriumit.

Në të vërtetë ata kanë arritur të krijojnë një kripë që është derivat i dy kripërave nga Mesdheut, një nga Deti i Vdekur dhe një nga Deti i Kuq, të cilët kanë një përqindje dukshme të zvogëluar të natriumit, madje 66%. Në vend të dominuesit të saj të deritanishëm, natriumit, në kripën e re në përqendrim të lartë do të jetë kaliumi dhe mineralet e tjera. Deri tani është i njohur fakti se konsumi i tepruar i kripës çon në një varg sëmundjesh, veçanërisht ato kardiovaskulare. Derisa konsumimi i kripës së natriumit kufizohet nga ekspertët deri në 2300 mg në ditë, respektivisht 1500 te të sëmurit, konsumi i preferuar i kaliumit është 4700 mg. Kaliumi ndikon edhe pozitivisht në normalizimin e ritmeve të zemrës, parandalimin e gurëve në veshkë dhe në parandalimin e dobësimit të eshtrave.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com (print) suplementi Shëndeti, 6 dhjetor 2012


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga