Kripto-antieuropianët tanë!

Kripto-antieuropianët tanë!

Edi Rama dhe Gunther Krichbaum në Bundestagin gjerman

Nëse ka një vlerë vizita e Edi Ramës në Gjermani, nuk është as vota pro nga kancelarja Merkel dhe as përfshirja e tij në debate të drejtëpërdrejta me disa deputetë që kundërshtojnë negociatat nën ndikimin e Partisë Demokratike në Tiranë, por fakti që vizita bëri publik, qëndrimin real të opozitës shqiptare për negociatat, duke shprehur më në fund hapur dëshirën që ato të mos hapen.

Ka një masturbim opozitar për faktin që një fraksion deputetësh gjermanë, po i rezistojnë qëndrimit të kancelares Merkel për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe gëzimi është aq i madh, sa duket për një moment, ky ka qenë qëllimi final i opozitës në Tiranë për gjithë këto kohë. Edhe pse vota gjermane është thuajse e sigurtë, gëzimi që ka shpërthyer mes opozitarëve shqiptarë për heroizmin e deputetit Krichbaum, është aq i madh, sa që duket sikur opozita jeton ëndrrën e saj më të madhe, që u lidhka me mos çeljen e negociatave.

Në fakt ky nuk është ndonjë mëkat. Opozita ka të drejtën e saj të jetë kundër çeljes së negociatave me Bashkimin Europian për 1000 arsye të saj. Biles po të gërmojë mund të gjejë dhe arsye për “të mirën e Shqipërisë”, siç gjen ndonjë deputet i saj.

Problemi është pse bënte sikur ishte dakord me çeljen e negociatave një javë më pare, kur Komisioni Europian, i cili është i vetmi institucion profesional që vlerëson standartet, dha mbështetje për çeljen e negociatave.

Opozita në Shqipëri mund ta bëjë vetë betejën e sforcuar që bën deputeti Krichbaum. Ajo nuk ka nevojë t’i shkruajnë në dy- tre gjuhë ankesat e veta. Mund t’i thotë shqip këtu dhe në Bruksel, dhe ato do të marrin një vlerësim.

Problemi që ka opozita jonë, është se ajo ka një elektorat pro perëndimor dhe lidershipi i saj, nuk ka kurajo të jetë haptazi anti-perëndimor, ndërkohë që mendon se mos hapja e negociatave është biznes politik. D.m.th Partia Demokratike nuk ka këllqe as të jetë parti anti-europiane, por do në të njëjtën kohë të mos hapen negociatat me Bashkimin Europian, pasi kjo i duket si sukses politik.

Ky është problem i liderve pa identitet, që nuk kanë një axhendë të tyre bindëse për publikun, por përpiqen të kapen pas betejave të të tjerëve, njësoj siç kapen në Shqipëri pas kauzës së çdokujt, që nga vrasjet kriminale, aksidentet rrugore, e deri tek halle njerëzish që nuk kanë lidhje me idetë e tyre politike.

Betejat e deputetëve europianë kundër Shqipërisë, nuk kanë lidhje me Shqipërinë, por me problemet e tyre politike, dhe ata janë duke bërë punën e tyre. Ky gëzim kaq i madh pse dy- tre deputetë në Gjermani janë kundër Shqipërisë, dhe një thashethemnajë idiote që shpiket në Tiranë për Gjermaninë, nuk është pritur në asnjë vend të botës me kaq shumë gëzim sa në selinë e opozitës shqiptare.

Por kur janë kaq të gëzuar nga një qëndrim i tillë, pse nuk e mbajnë vetë atë qëndrim, dhe të bëjnë betejën e tyre, por duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e Krichbaumit.

Parti anti-europiane ka në gjithë Europën, përfshi dhe në parlamentin gjerman, francez, italian e gjetkë. Vetëm këtu tek ne janë të gjithë pro europianë me fjalë, por një pjesë janë shumë të gëzuar, nëse nuk na pranon Europa. Këta kripto-antieuropianistët tanë, ndryshe nga anti-europianët e tjerë në Perëndim, thjesht nuk kanë guxim të jenë anti-europianë të hapur, se kanë frikë edhe nga elektorati i tyre. Dhe gëzohen si kalamaj të sinqertë, kur dikush nga Europa i përfaqëson ata kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Europën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 27/04/2018 20:10

    Basha me gjuhen e gjirizit, por ne gjiriz ka per te perfunduar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor