GREQI- Avioni qeveritar i zëvendës-kryeministrit grek, Evangelos Venizelos ka bërë ulje emergjente gjatë ditës së djeshme, ndërsa po kthehej nga Ankaraja.
 
Gjatë udhëtimit një nga pilotët ka konstatuar se një nga xhamat e mjetit fluturues është krisur, ndërsa ishte nisur nga nga Stambolli dhe kishte destinacion Milanon. Rreth 10 të mëngjesit, dhe ndërsa avioni qeveritar ishte duke fluturuar mbi ishullin e Thassos, pilotët raportuan për një  çarje në pjesën e jashtme të dritares, ndërsa për arsye sigurie ka bërë ulje të detyrueshme.

Evangelos kishte shkuar në kryeqytetin turk për marrë pjesë në ceremoninë e presidentit të  Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në Milano, Venizelos do të shkonte për një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në presidencën italiane.

Avioni aktual presidencial i Greqisë, i tipit “Embraer” me 13 vende, është blerë në vitin 2002 dhe ka kushtuar 27.5 milionë dollarë. Ai përdoret kryesisht nga kryeministri Samaras, presidenti Papulias, ministri i Mbrojtjes dhe në raste të veçanta edhe nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i vendit.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)