Ka ardhur koha që të shpjegohet në shkollat tona se krishtërimi është dëshmi autoktonie, krahas burimeve tjera historike, gjeografike, krahas gjurmëve gjuhësore, etnografike arkeologjike…

Prej kohësh dijet albanologjike kanë hulumtuar e rrahur me seriozitet shkencor çeshtjet e prejardhjes, të vendformimit e të perhapjes së gjuhës sonë. Mbështetur në burime gjuhësore, historike, gjeografike etj.  shkencëtarët vendas dhe të huaj kanë pranuar se gjuha jonë është bijë e ilirishtes dhe se është formuar në trevat ku banonin ilirët, pavarësisht, nga hapësira gjeografike më e gjerë a më e ngushtë, se Shqipëria e sotme.
Mirëpo,  një dëshmi e fortë, mjaft e sigurtë e bindëse, që fakton zgjidhjen e këtyre problemeve, ende e parrahur sa duhet  gjer sot, është dëshmia fetare. Shtrojmë pyetjet: kush ia mësoi ilirëve tanë krishterimin, si u perhap krishterimi nder ne, kur e ku u konvertuan ilirët në fenë e re?