Vendlindja biblike e Jezusit, normalisht një vend i gjallë, i ngjante një qyteti fantazmë të dielën, pasi festimet e Krishtlindjeve këtë vit në Betlehem u anuluan për shkak të luftës Izrael-Hamas.
Mungonin dritat festive dhe pema e Krishtlindjes, që normalisht zbukurojnë Sheshin Manger, si dhe turmat e turistëve të huaj dhe grupet e të rinjve që mblidhen çdo vit në qytetin e Bregut Perëndimor për të shënuar festën. Dhjetëra forca palestineze të sigurisë patrullonin sheshin bosh, raporton AP.
Anulimi i festimeve të Krishtlindjeve është një goditje e rëndë për ekonominë e qytetit. Turizmi mbështetet në rreth 70 për qind të të ardhurave të Betlehemit, pothuajse të gjitha gjatë sezonit të Krishtlindjeve.
Shumë linja ajrore të mëdha kanë anuluar fluturimet për në Izrael, sepse pak të huaj po e vizitojnë. Zyrtarët lokalë thonë se mbi 70 hotele në Betlehem janë detyruar të mbyllen, duke lënë mijëra njerëz të papunë.
Mbi 20 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50 mijë janë plagosur gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gaza, sipas zyrtarëve shëndetësorë atje, ndërsa rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të territorit janë zhvendosur.
Lufta u shkaktua nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, në të cilin militantët vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe morën më shumë se 240 pengje.
Luftimet kanë ndikuar në jetën, në të gjithë Bregun Perëndimor. Që nga 7 tetori, qasja në Betlehem dhe në qytete të tjera palestineze në territorin e pushtuar nga Izraeli, ka qenë e vështirë, me radhë të gjata shoferësh që presin të kalojnë pikat e kontrollit ushtarak. Kufizimet kanë penguar gjithashtu dhjetëra mijëra palestinezë që të dalin nga territori për të punuar në Izrael.
S.S/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Janar, 18:35
Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?
-
Po
9.2%
-
Jo
84.5%
-
Jam i/e dyzuar
6.3%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli vijon sulmet në Rripin e Gazës, tre palestinezë të vdekur! Mes tyre edhe një i mitur
4 Janar, 17:21
-
Angelina Jolie vizitë në pikën kufitare në Rafah, takohet me palestinezët dhe punonjësit e ndihmave humanitare
2 Janar, 22:24
-
Ndalohet hetimi për masakrën e 7 tetorit, shuplakë Netanyahut nga Gjykata e Lartë e Izraelit
31 Dhjetor 2025, 17:58
-
Izraeli ndalon 37 OJQ dhe punën e tyre humanitare në Gaza! BE dhe OKB dënojnë vendimin, Hamasi: Revokimi i licencave është kriminal
31 Dhjetor 2025, 15:55
-
Trump: Shumë shpejt faza e dytë e armëpushimit në Gaza, Hamas do paguajë ‘ferrin’
30 Dhjetor 2025, 07:48
-
Mesazhi i parë ‘Urbi et Orbi’ i Papa Leone: Të ulen armët, Rusia dhe Ukraina duhet të dialogojnë! Uroj paqe në Gaza
25 Dhjetor 2025, 12:58
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve! Vlera e tyre arrin deri në 500 mijë euro
13 Dhjetor 2025, 12:45
-
Kryeministri izraelit: Faza e dytë e planit të paqes në Gaza është afër
8 Dhjetor 2025, 18:47
-
Netanyahu: Faza e 2-të e planit të paqes në Gaza do të fillojë së shpejti! Nuk do të heq dorë nga politika në këmbim të një faljeje
7 Dhjetor 2025, 18:54
-
Gaza/ Me flamuj palestinezë dhe motive tradicionale, 54 çifte lidhin kurorë në një ceremoni masive mes rrënojave të luftës (VIDEO)
3 Dhjetor 2025, 10:46
-
Papa Leone: Zgjidhja me 2 shtete është e vetmja zgjidhje e mundshme! Izraeli ende nuk e pranon, por ne jemi edhe miqtë e tyre dhe përpiqemi të jemi një zë ndërmjetësues
30 Nëntor 2025, 18:17
-
Bregu Perëndimor/ Kolonët izraelitë dhunojnë tre aktivistë italianë! Tajani: Kjo dhunë nuk i shërben asnjë qëllimi në arritjen e planit të paqes
30 Nëntor 2025, 13:34