Krishtlindje në Kishën e Shën Gjergjit në Fier, mesazhi i Mitropolitit Nikolla për dashuri dhe paqe

 

Kisha e Shën Gjergjit ka pritur qindra besimtarë, të cilët kanë ndjekur në mëngjesin e sotëm meshën e mbajtur për lindjen e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

Hirësia e tij, Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komunitetit, ka përcjellë urimin gëzuar Krishtlindjet, duke u dëshiruar më shumë mirësi dhe mbarësi në çdo familje të besimtarëve.

Qindra besimtarë, ndërkohë, kanë uruar "Gëzuar Krishtlindja", duke e ndarë këtë gëzim me të gjithë komunitetin e besimeve të tjera. Krishtlindja është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet.

Lindja e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë, simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun, për të cilën Ai erdhi mes nesh. Dhe kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë, në të gjithë njerëzimin.


Lajmi kryesor:

Kremtohet Krishtlindja! Mesha në katedralen 'Shën Pali' e 'Ngjallja e Krishtit'! Imzot Dodaj: Të edukojmë të rinjtë! Kryepiskopi Anastas: Jo urrejtjes


SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi, firmos me Flamurtarin

Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi, firmos me Flamurtarin