TIRANË - Këtë të hënë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u mbajt shorti për kalendarin e Superligës për sezonin e ri 2026-27.
Numri i skuadrave pjesëmarrëse në edicionin e 88-të të Superligës do të jetë dhjetë, teksa janë rikthyer Skënderbeu dhe Laçi. Pjesa tjetër përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta. Kampionati është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe të mbyllet më 9 maj 2027.
Kujtojmë se janë parashikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë me të gjitha skuadrat në edicionin 2026-27. Më pas pikët do të përgjysmohen.
Gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin “play off” që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje. Kështu do të jenë edhe 10 javë në total.
Në anën tjetër katër skuadrat e tjera do të jenë në fazën “play out”, pikërisht për të mos rënë nga kategoria. Për ta do të jenë tre faza, pra me sfida vajtje-ardhje-vajtje që japin në total edhe 9 javë. Vetëm vendi i dhjetë bie nga kategoria, ndërsa i nënti luan në finalen e “play out” me një ekip të Kategorisë së Parë.
Tirana dhe Partizani do të kenë mundësinë për të përdorur stadiumin 'Air Albania'. Ndërkohë Dinamo do të ketë në përdorim stadiumin 'Elbasan Arena', njësoj si AF Elbasani. Derbi Partizani - Tirana do të zhvillohet në raundin e gjashtë.
Superliga, kalendari për sezonin e ri 2026-27:
Java 1
Partizani - Teuta
Laçi - AF Elbasani
Vllaznia - Skënderbeu
Dinamo - Vora
Egnatia - Tirana
Java 2
Teuta - Tirana
Vora - Egnatia
Skënderbeu - Dinamo
AF Elbasani - Vllaznia
Partizani - Laçi
Java 3
Laçi - Teuta
Vllaznia - Partizani
Dinamo - AF Elbasani
Egnatia - Skënderbeu
Tirana - Vora
Java 4
Teuta - Vora
Skënderbeu - Tirana
AF Elbasani - Egnatia
Partizani - Dinamo
Laçi - Vllaznia
Java 5
Vllaznia - Teuta
Dinamo - Laçi
Egnatia - Partizani
Tirana - AF Elbasani
Vora - Skënderbeu
Java 6
Teuta - Skënderbeu
AF Elbasani - Vora
Partizani - Tirana
Laçi - Egnatia
Vllaznia - Dinamo
Java 7
Dinamo - Teuta
Egnatia - Vllaznia
Tirana - Laçi
Vora - Partizani
Skënderbeu - AF Elbasani
Java 8
Teuta - AF Elbasani
Partizani - Skënderbeu
Laçi - Vora
Vllaznia - Tirana
Dinamo - Egnatia
Java 9
Egnatia - Teuta
Tirana - Dinamo
Vora - Vllaznia
Skënderbeu - Laçi
AF Elbasani - Partizani
*Shënim: Në fazën e dytë do të zhvillohen ndeshjet e kthimit sipas nëntë javëve të fazës së parë. Faza e tretë do të zhvillohet sipas skemës së mëposhtme

Faximile e kalendarit për sezonin e ri dhe skema për përballjet e fazës së tretë
Komente










