"Krishtlindjen në Tiranë", Grid Bici:
Kur magjia e baketës prek skenën

Kur magjia e baketës prek skenën">
Natën e mbrëmshe të gjithë besimtarët, por sidomos të rinjt kishin zgjedhur alternativa për të kaluar këtë natë të lindjes së Krishtit në ambiente të ngrohta dhe plot dashuri.

Ndryshe nga të tjerët, artistët e rinj të Universitetit të Arteve zgjodhën një tjetër alternativë për të festuar. “Krishtlindje në Tiranë”, spektakli i cili nën
moderimin e Sokol Gugës e Silvana Braçes dhe dirizhimin e Grid Bicit na serviri një gotë verë plot mirësi. Në këtë intervistë dirigjenti Grid Bici, rrëfen hap pas hapi emocionet e këtij spektakli ku artistët e rinj u bashkuan për të realizuar këtë ëndërr, bashkëpunimin me aristët e mëdhenj të skenës por edhe magjinë e baketës së dirigjentit.

Si lindi ideja e spektaklit, pse pikërisht “Krishtlindje në Tiranë”?
Ishim akoma të entuziasmuar pas suksesit të spektalit të bamirësisë “Duaj dhe ti” një bashkëpunim me producentin Sokol Guga, ku dëshira për të organizuar diçka për festat e fundvitit na kishte përfshirë të gjithëve. Ishte pikërisht miku Guga, që pas një ngacmimi kishte hedhur në letër idenë për të organizuar spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”. Pasi mua mu caktua detyra e udhëheqësit artistik dhe dirigjentit të spektaklit! Më duhet ta pranoj që nuk ishte fare e lehtë të përzgjidhnim materialet e të përgatisnim
orkestrën për të performuar përkrah emrave më të njohur të skenës shqiptare! Për një gjë ishim mëse të bindur që në fillim, që i gjithi
duhej të ishte ‘live’ dhe i shoqëruar nga një orkestër simfonike, siç i ka hije një spektakli me të tilla përmasa.

Sa e vështirë është të punosh me një orkestër simfonike?
Muzika nuk është vetëm profesioni im, por dhe pasioni më i madh. Orkestra për mua është mahnitëse, emocionuese, mjafton të imagjinosh që të gjithë zotërojnë nga një instrument, e ajo(orkestra) shkrihet si një trup i tërë e bëhet instrumenti jot. Një orkestër prej 60 profesionistësh e përbërë nga kolegë dhe studentë të Universitetit të Arteve, të gjithe të prekur nga ndjesia e magjishme që ka Krishtlindja, ju bashkuan pa hezituar rrugëtimit tonë të vështire por, shumë të bukur, ishte dhurata më e madhe që mund të më bënte stafi  koncertit. Gjërat u konkretizuan e puna filloi, kemi bërë prova për më shumë se dy muaj, për ti sjellë publikut të dashur cilësinë dhe kënaqësinë e merituar. Gjej rastin të falenderoj dy bashkpunëtorë të ngushtë, pa të cilët ky sukses s’do ishte i mundur, Edison Picarin i cili ka orkestruar për spektaklin tonë të gjitha partet dhe Irida Spahiun ‘Mjeshtren e korit’ për punën shumë cilësore me fëmijët e Liceut Artistik “Jordan Misja” Tiranë. 

Në këtë natë të magjishme krah teje u ngjitën artistë të njohur të skenës si, sopranoja Marjana Leka, Myfarete Laze, Denis Skura, etj. Ishte e vështirë të dirizhoje për të?
Nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur kënaqësinë, që kam bashkëpunuar me artiste si, zonjat e nderuara Marjana Leka dhe Myfarete Laze, apo tenorin shumë të talentuar Denis Skura. Kishin bërë disa seanca provash dhe veprat po piqeshin, po merrnin formën e duhur, të gjithë prisnin momentin kur do të ftonim solistët për të lidhur veprat, por unë isha shumë skeptik, mbaja përbrenda një ankth dhe një emocion të papërshkrueshëm, cila do ishte përshtypja e këtyre artistëve kur të prekin (degjonin) punën tone! Mund të them me plot gojën që ka qenë provim shumë i vështirë, por mendoj se ka kaluar me sukses. Për tu kthyer tek pyetja, unë kam pasur nderin që personalitete të tilla të artit shqiptar janë ngjitur në skenë nën baketën time.

Nisma e artistëve të rinj shpesh here shihen me skepticizëm. Si ka lindur bashkëpunimi me producentin Sokol Guga?
E them me bindje, është fat kur njeh njerëz me paisone e horizonte mbi artin si artisti Sokol Guga. Unë jo vetëm që e njoh, por bashkëpunoj me të prej më shumë se dy vitesh.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës