‘Boxing day’, ose ndryshe dita e ndeshjeve pas Krishtlindjeve, ka dhuruar shumë emocione në Premier League.
Ndeshja më interesante ka qenë ajo mes Arsenal dhe Chelsea-s, me ‘topçinjtë’ të cilët u kthyen te fitoret pas një kohë shumë të gjatë, pasi nuk i merrnin tre pikët që prej 1 nëntorit. Ekipi i drejtuar nga Arteta ia doli me rezultatin 3-1, ndërsa një nga golat e realizoi Granit Xhaka, që me një perlë heshti të gjithë kritikët të cilët ishin shtuar shumë kohët e fundit.
Ndërkohë Everton-i Carlo Ancelotti-t ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi ka likuiduar me rezultatin 0-1 Shefield United. Golin tre pikësh për ‘tofis’ e realizoi Sigurdsson.
Sakaq edhe Manchester City nuk ka gabuar kundër Neëcastle, duke fituar pastër 2-0. Në Etihad Stadium vendosën folat e realizuar nga Gundogan në pjesën e parë dhe Torres në të dytën.
Më herët Manchester United barazoi 2-2 me Leicester pavarësisht se ‘djajtë’ e kuq’ kaluan dy herë në avantazh. Golave të Rashord dhe Fernandes ‘dhelprat’ iu përgjigjën me Barnes dhe një autogol.