Krishtlindjet/ Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah Shqipërinë e varfërisë dhe korrupsionit! Abuzimi me ndërtimet solli viktima (VIDEO)

Krishtlindja është kremtuar edhe në qytetin e Lezhës ku qindra besimtare të krishtere  ju drejtuan mbrëmjen e kaluar katedrales së "Shen Nikollit" për të pritur lindjen e Krishtit. Mesha e shenjte u udhëhoq nga ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale i cili gjatë fjalës së tij përpara besimtareve tha se tërmeti i 26 nëntorit zbuloi Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit. Sipas tij abuzimi me ndërtimet solli kaq viktima, pasi në këtë vend mbizotëron korrupsioni dhe paligjshmëria.

"Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo Krishtlindje të zgjoje ndërgjegjjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve" tha Vitale.

Mesha e Krishtlindjes u mbyll rreth rreth mesnatës, ndërsa besimtarët u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrit për më shumë paqe e dashuri. I gjithë rituali fetar u monitorua nga forcat e policisë, të cilët u vendosen në rrugën pranë katedrales.


Lajmi kryesor:

Kremtohet Krishtlindja! Janullatos mban meshën në Katedralen Ortodokse! Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah abuzimet me ndërtimet (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë