Krishtlindjet, mesazhi i Papa Françeskut:  Ndani me të tjerët, mos jetoni duke ngrënë e grumbulluar

Krishtlindjet, mesazhi i Papa Françeskut:  Ndani me të tjerët, mos jetoni duke ngrënë e grumbulluar

Papa Francesku

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot Krishtlindjet. Në këtë ditë paqeje dhe harmonie, nuk ka munguar as mesazhi i Papa Françeskut. Gjatë meshës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Papa tha se lindja e Krishtit duhet të shërbejë si një mesazh për një mënyrë të re të jetuari. Papa tha se njerëzit duhet të mësojnë të ndajnë me njëri-tjetrin.

“Duhet të mësojmë të jetojmë, por jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët. Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe” –është shprehur Papa Françesku.

Papa Françesku pritet që të zhvillojë sot një meshë nga ballkoni i sheshit “Shën Pjetri” ku do të përcjellë mesazhin “Urbi et Orbi”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)