Krishtlindjet, një fëmijë
dhurata për Jonida Maliqin

Vigjilja e Krishtlindjeve ka sjellë një dhuratë shumë të bukur për familjen e këngëtares, Jonida Maliqi. Jonida është bërë nënë për herë të parë natën e vigjiljes së Krishtlindjeve.

Vogëlushi, do të mbajë emrin Dan, emër ky të cilin ia ka zgjedhur gjyshi, babai i bashkëshortit të këngëtares. Siç tregon vetë Maliqi, Dan është një emër i vjetër shqiptar. Familjarët e këngëtares janë shumë të lumtur për këtë krijesë të pafajshme që Zoti ua solli këtë prag Krishtlindjesh.

Dhoma e këngëtares ka qenë e mbushur plot e përplot me lule e tullumbace, ndërsa celulari i saj nuk ka pushuar për asnjë moment nga urimet.Në një intervistë të para pak kohëve në suplementin e të shtunës, “Bluetooth”, Jonida Maliqi ka rrëfyer gjithë përgatitjet për ardhjen e të birit. Vogëlushi i këngëtares kur të rritet do të ketë një kujtim shumë të bukur prej nënës së tij, pasi ajo i ka kushtuar të voglit të saj, muaj përpara se ai të vinte në këtë jetë, një këngë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin