"Kristali", PS:Përgjegjësia juaj
Tafaj: Diploma false ka kudo

TIRANE- Skandali me diplomën false të Renzo Bossit nga Universiteti “Kristal” ka shkaktuar debate mes ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj dhe deputetëve të opozitës në komisionin e Edukimit. Ministri ka raportuar në komision në lidhje me situatën në universitetet jopublik dhe i pyetur mbi kete skandal, ministri Tafaj theksoi se ky rast tregoi se “Shqipëria ka prapambetje në arsimin e lartë”.

Kryetarja e komisionit të Medias, e cilësoi skandal diplomën false të Renzo Bossit në universitetin ‘Kristal’ dhe ka kërkuar reagimin e ministrit mbi përgjegjësinë që bie mbi insitutcionin qe Tafaj drejton. Leskaj kërkoi gjithashtu sqarime “Pse vazhdon reklama e regjistrimeve të reja në universitetin “Kristal” përsa kohë i është hequr licensa?”

Këtë fakt ministri Tafaj e ka argumentuar me probleme të marketingut të vetë Universitetit. "Ne kemi detyrë ta mbikqyrim universitetin “Kristal” ashtu si edhe universitetet e tjera. Dukuria e diplomave false ka prekur edhe vendet e tjera. Për të shmangur të tilla situate, duhet të fuqizojmë agjensinë tonë të akreditimit”- ka theksuar Tafaj.

 Ndërkaq deputeti i PD, Eduard Paloka kërkoi që të mos politizohet kjo cështje , pasi Renzo Bossi, ashtu siç ka përfituar diplomë false nga universiteti ‘Kristal’ ka përfituar edhe nga universitete në Itali.
(jd/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave