Kristaq Kume: Vota e diasporës do mundësohet në zgjedhjet e 2025! Politika nuk e do sepse s'e kontrollon

Vota e diasporës do të mundësohet në zgjedhjet e 2025, deklaroi ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

“Unë mendoj se në 2025 do kemi shqiptarë që banojnë jashtë dhe që do votojnë. Besoj se do aplikohet. Nuk do ndryshohet kushti i parashikuar sot në kod zgjedhor i cili detyron që zgjedhësi që shpreh dëshirën për të votuar jashtë mund ta bëjë vetëm nëse e ka regjistruar adresën ku banon, në regjistrin e adresave në Shqipëri”, tha Kume.

Pse partitë politike janë hezituese te vota e emigrantëve?

“Një arsye është fakti se nuk është një votë lehtësisht e kontrollueshme nga partitë politike”, shtoi ai.

Kume rekomandoi që për të mundësuar votën e emigrantëve duhet të shfrytëzohet teknologjia.

“Duhet të shohim sesi mund të përdoret teknologjia e informacionit për votën jashtë vendit”, u shpreh më tej Kume.


Lajmi kryesor:

Vota e diasporës, Celibashi: Do jetë e pamundur për zgjedhjet e 2025 nëse s’bëhen ndryshimet këtë sesion! Kostoja për votë nga 20 deri në 50 euro


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi