TIRANE - Ish-kreu i
KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com sqaron hapat që do të ndiqen nga institucioni që administron procesin zgjedhor, KQZ, nëse ai do të vijojë që të qëndrojë me 4 anëtarë. Atëherë sipas tij, Kodi Zgjedhor lejon që vendimet të merren nga Kolegji Zgjedhor në raste të veçanta. Përpos apeleve të ndërkombëtarëve për plotësimin e KQZ me 5 anëtarë ç`ka do të bëjë të mundur dhe çertifikimin e zgjedhjeve, Kume thotë se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të bëhet nga Kolegji.
Çfarë do të ndodh nëse KQZ nuk bën do të mundur fillimin e mbledhjes, ku duhet të certifikohet rezultati përfundimtar, pasi duhen 5 anëtarë?Nëse nuk do të bëhen dot 5 anëtarë, atëherë procesi do vazhdojë të administrohet duke iu referuar mundësive që jep neni 145 i Kodit Zgjedhor, pra trajtimit të çështjeve që ky komision nuk ka mundësi t`i trajtojë dhe që do të bëhen nga Kolegji Zgjedhor.
A konsiderohet e ligjshme kjo, kur certifikimi kërkon të bëhet me shumicë të cilësuar?Nëqoftë se do të kishte vullnet, pasi sot për KQZ mungon vullneti, që gjithçka të bëhej në funksion të ligjit, mund të ndodheshim po prapë në të njëjtën situatë që problemi përfundimisht të zgjidhej nga Kolegji Zgjedhor, por duke çuar në Kolegj për të gjykuar një çështje ndaj së cilës një subjekt i caktuar zgjedhor nuk do të ishte dakort me vendimmarrjen ose mos vendimmarrjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në rastin konkret të zgjedhjeve, kur KQZ nuk ka mundësi as të mblidhet për sa kohë nuk ka as anëtarët e nevojshëm, atëherë në mënyrë të sforcuar, duke iu referuar këtij neni, do të jetë i detyrueshëm aktivizimi i Kolegjit Zgjedhor. Këtu çdo gjë mund të asryetohet në planin formal juridik ose jo.
Për mua është shumë e rëndëishme që kushdo që do të mund të arsyetojë le të japë përgjigje pyetjes “përpara arsyetimeve duhet të administrohet deri në fund të votave të shqiptarëve dhe të nxirret rezultati ashtu si ata kanë votuar në kutitëitë e votimit apo të mbetemi pre i sjelljes politike ndaj procesit?”. Kjo në kuptimin e përdorimit të mundësive që edhe ligji u ka njohur partive politike si administratorët e procesit.
Kolegji do të certifikojë zgjedhjet?Nëse nuk e bënë KQZ, atëherë është vetë Kolegji. Absolutisht po dhe sado që të thuhet se u kapërcye ligji, vendimet e kolegjit janë të pa apelueshme. Në këtë kontekst nuk është e rastit vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese sepse vetë administrimi i procesit zgjedhor në administrimin e tij ka parimin e ciklit të mbyllur.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44