Kristen Stewart, aktorja e parë
amerikane që fiton çmimin "Cezar"

Kristen Stewart, aktorja e parë<br />amerikane që fiton çmimin "Cezar"
Kristen Stewart është bërë aktorja e parë amerikane që fitoi çmimin francez Cezar, me vlerë të njejtë si Oscars.

Stewart ka triumfuar në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor në filmin e saj “Clouds of Sils Maria”. Ndërsa, fituesi i madh i kësaj ngjarje ishte filmi “Timbuktu”, që rrëmbeu shtatë çmime, duke përfshirë filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë.

Në fjalën e saj të rastit, Stewart theksoi se arsyet e bërjes së filmave në Amerikë dhe në Francë ndryshojnë shumë dhe se asaj i pëlqen kjo gjë.

Cesar Awards janë çmime nacionale franceze, që për herë të parë u ndanë në vitin 1976 dhe konsiderohen si çmimet më prestigjioze në botën filmike franceze./ATSH/

Kristen Stewart

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?