Edhe pse dukej se çdo gjë mes tyre kishte marrë fund dhe secili kishte vazhduar jetën larg njëri tjetrit, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson janë takuar ditën e djeshme.

Sipas mediave të huaja ka qenë aktorja Stewart e cila ka vizituar Pattinson në shtëpinë e tij në Beverly Hills.

Stewart, e cila u nda në muajin maj nga aktori, pas katër viteve së bashku ka shpenzuar plot tri orë në shtëpinë e Robert.

robert pattinson

Një burim tha për Us Weekly se ata shkuan në drejtime të ndryshme pasi dolën nga shtëpia dhe vunë re se ishin identifikuar nga fotografët.

Kristen u kthye e vetme më pas në pronën e saj.

Është përfolur edhe gjatë muajit gusht se aktorët kanë pasur takime sekrete me njëri-tjetrin, por asgjë nuk dihet e sigurtë.

Ajo që i bën kureshtarë të gjithë është fakti se a do ta falte Pattinson aktoren Stewart pas tradhtisë që ajo i bëri me regjisorin Rupert Snaders.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)