Ish futbollisti i kombëtares Shqiptare u largua në përfundim të edicionit të shkuar drejt Rumanisë tek skuadra kampione e vendit Astra, por problemet financiare bënë që të kërkojë largimin nga kjo skuadër.
Vangjeli luajti një ndeshje në Champions League dhe një në Europa League me kampionët e Rumanisë, teksa këta të fundit fituan të drejtën për të luajtur në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Megjithatë as kjo arritje nuk e ndryshoi qëndrimin e mbrojtësit të djathtë i cili është në rrugën e kthimit drejt Korcës për tiu bashkuar Skënderbeut. Në drejtim të Kristi Vangjelit pati edhe ofertë nga Partizani, por për mbrojtësin Skënderbeu kishte përparësi në kampionatin shqiptar. Pas ndalesës në Selanik pranë familjes, Vangjeli do të nënshkruajë kontratën dhe ti bashkohet më pas skuadrës nën urdhërat e italianit Andrea Agostinelli.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com