Në seancën maratonë që po zhvillohet në Kuvend u mbajt mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025.
Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së toj vijoi retorikën se zgjedhjet ishin një proces farsë. Sipas tij, mazhoranca përdori të gjitha burimet njerëzore dhe financiare të shtetit për të blerë votat dhe për të kontrolluar vullnetin e shqiptarëve.
Berisha tha se në këtë proces, pasardhësi i “xhelatit të diktaturës” duke iu referuar Edi Ramës se arrestoi në vit elektoral liderët e partive opozitare.
Ai tha se bandat e rretheve sollën 28 deputetë në parlament dhe se zyrtarë të lartë tentuan të ndryshonin raportet zyrtare të zgjedhjeve.
‘Partia në pushtet e mbërthyer nga interesa kriminale i rezervoi procesin më themelor votës së shqiptare. Ishin një proces fund dhe krye farsë tipike e narkodiktaturave. Ishte një proces që me paratë e taksa paguesve shqiptar narkoregjimi organizoi 4553 aktivite nga të cilat ditën e zgjedhjeve Giro d’Italia. Ishte një proces që pasardhësi direkt i xhelatit të diktaturës Edi Rama arrestoi në një vit elektoral liderët e partive kryesore opozitare ishte një proces në të cilin shtetit elektoral përdori të gjithë burimet e tij njerëzore dhe financiare dhe vendimmarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve dhe të kontrollojë vullnetin e tyre.
Ishte një proces që duke shkelmuar parimet për zgjedhje të drejta, u falën dy ditë para zgjedhjeve dy miliardë euro gjoba dhe kamata. U dhuruan lekë për të marrë votën për 7600 pensionistë. Ishte një proces që bandat nga rrethet sollën në parlament 28 deputet. Ai që fshihet pas Lubisë, atje do shkojë ai. Ai thirri në zyrë dhe kërcënoi kryevëzhguesin e zgjedhjeve që të ndryshonte raportin. Ishte proces në të cilin ai që fshihet pas Lubisë bëri përpjekje për të ndryshuar raportin. Aty ku ka parti shtet s’ka zgjedhje ka farsë. Me këtë proces shpreh mirënjohje atyre 300 vëzhguesve nga 10-tra vende që firmosën 3 raporte të OSBE-ODHIR të Këshillit të Europës dhe të Parlamentit Europian. Damian e ke vet parasysh, ti lubist s’ke qenë po të tjerat i ke. Fitorja do të ishte e PD, ne do t’ju nxjerrim nga pushteti dhe PD do të rikthejë votën e lirë’, tha ai.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i kërkoi Partisë Demokratike të shpjegojë se vota e diasporës u hodh masivisht në favor të PS-së dhe jo PD-së, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se vullneti i votuesve që jetojnë në Shqipëri u devijua me mekanizma të ndryshëm si përdorimi i administratës, falja e gjobave, apo blerja e votës.
"Në Shqipëri sipas jush paskan ndikuar shtetit pushteti, po në Diasporë ç’ju gjeti, si ka mundësi që 2 ndër 3 shqiptarë në diasporë i besuan PS. Nuk dëgjova asnjë fjalë për diasporën nga PD, dua t’ju them shumë faleminderit për votën që i dhatë Edi Ramës dhe PS",- tha Balla.
Ndërkohë, deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se qytetarët nuk u trajtuan si votues militantë, por si qytetarë të lirë.
'Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative', tha ai.

Pas përfundimit të mocionit me debat në Kuvend, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend pak para nisjes së procesit të votimit.
Rama ka thirrur menjëherë një mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pak para se të votohen pikat e rendit të ditës për Avokatin e Popullit dhe projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”.

Pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokaratike, Sali Berisha u rikthye në Kuvend nga ku mbajti fjalimin e tij.
Gjatë fjalës, Berishës nuk i shpëtojë as reagimin i deputetit Damian Gjiknuri, dhe pasi e kapi duke qeshur, nuk i kurseu fjalët.
“Damian e ke vet parasysh, tani ti qesh. U harrove u harrove. Se kur i humbën mamasë 8 milionë euro desh vrave veten tim po rri mos të hap ato kapituj ty se s’kanë lidhje me zgjedhjet”, u shpreh Berisha.
Deputeti i PS, Ardit Bido, në fjalën e tij, iu kthye liderit të PD-së, Sali Berisha. Socialisti u shpreh se Berisha është fajtor për humbjen e PD-së në Diasporë, sidomos në Greqi, pasi sipas tij, Berisha zgjodhi të fliste nën flamurin dhe himnin grek.
“E kuptoj që kur përmend çamë ortodoks e ke problemë. Por sot ai që është thelbi i thelbëve ka të bëjë me kujt duhet t’i shërbejmë Shqipërisë, apo shtetësisë së dytë e të tretë që kemi. Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë. E meqenëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve veçanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan si të ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cenojnë integritetin territorial të këtij vendi”, tha Bido.
Gjatë mocionit me debat për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i këroi Partisë Demokratike të shpjegojë se vota e diasporës u hodh masivisht në favor të PS-së dhe jo PD-së, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se vullneti i votuesve që jetojnë në Shqipëri u përthye me mekanizma të ndryshëm si përdorimi i administratës, falja e gjobave, apo blerja e votës.
“E vërteta është që në zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk është faj ynë që nuk ju votuan shqiptarët, por e mira është që për herë të parë pas këtyre humbjeve ta shihni problemin te vetja. Në Shqipëri sipas jush paskan ndikuar shtetit pushteti, po në Diasporë ç’ju gjeti, si ka mundësi që 2 ndër 3 shqiptarë në diasporë i besuan PS. Nuk dëgjova asnjë fjalë për diasporën nga PD, dua t’ju them shumë faleminderit për votën që i dhatë Edi Ramës dhe PS. Ne e kemi lexuar me vëmendje votën tuaj dhe duam që në këtë mandat që sapo kemi filluar marrëdhënia e shtetit tonë me Diasporën të jetë më e ngushtë. Të gjitha shërbimet konsullore t’i afrohen diasporës online, dhe kemi marrë angazhimin të shtojnë prezencën tonë me konsullata atje ku na e kanë kërkuar. Janë zgjedhjet më të hetuara në Shqipëri, nga 11 maji e deri në fund të gushtit ku u certifikuar procesi zgjedhor, PD ka depozituar një numër të lartë ankesash”, tha Balla.
Në Kuvend po mbahet mocioni për debat i kërkuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatin e të cilave selia blu e quan të manipuluar dhe të vjedhur.
Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist Ervin Hoxha tha se Partia Demokratike i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se në sytë e votuesit shqiptar nuk është ende të një alternativë qeverisëse për vendin.
“Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative. Përgjigjet kanë nisur t’i marrin përmes grupimeve të brendshme, në këtë dimër të ftohtë. Të nderuar kolegë të mos bëni më propagandë me raportin e OSBE-ODIHR. Le ta përdorim si udhërrëfyes së përbashkët në nivelin teknik. Të ulemi në tryezë t’i referohemi sistemin që ka nevojë. ODIHR nuk ka deklaruar askund që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nuk ka deligjitimuar kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”,- tha Ervin Hoxha.
Komente












Genjeshtra eshte vesi me i vogel i ketij vrasesi.Kraja e Dumani per 6 vjet nuk paten as guximin e as deshiren ti ngrejne qofte edhe nje akuze per vrasjet e 21 Janarit dhe masakren e Gerdecit kesaj monstre.
Përgjigju