Një pretendent i ri për Kristjan Asllanin. Nga Spanja bëjnë me dije se Girona ka shfaqur interes konkret dhe ka pyetur zyrtarët e Interit për kalimin e Asllanit në La Liga që këtë janar.

Klubi katalanas ka kryer një studim paraprak për mesfushorin që Interi e ka në huazim, të cilin Torino (ku ai është i huazuar) po kërkon ta kthejë më herët te Interi. Klubi i La Ligës ka kontaktuar Interin për të pyetur në lidhje me disponueshmërinë e lojtarit dhe për të përcaktuar mundësitë për një marrëveshje të mundshme këtë afat kalimtar, sipas Marcas.

Verën e 2025 Asllani la Interin dhe kaloi në huazim te Torino, por duket se skema e përdorur nga Baroni nuk ka nxjerrë në pah gjithë cilësitë e 23-vjeçarit. Veç Gironas, edhe Parma, Sassuolo dhe Fiorentina e duan Asllanin që këtë janar.