TIRANE - Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka paraqitur në Komisonin parlamentar të Ekonomisë projekligjin e ti të huamarrjes. Cani duke folur para deputetëve, argumentoi se qeveria po shikon instrumente për të dalë në tregun e jashtëm, për t’ju lënë bankave më shumë likuiditet, me qëllimin e vetëm rritjen e kreditimin të biznesit vendas.
“Ne synojmë gjatë vitit 2015 të shmangim sa më shumë të jetë e mundur huamarrjen e brendshme dhe synojmë daljen drejt tregjeve të huaja, në mënyrë që të lëmë sa më shumë hapësirë për kredimarrje nga biznesi”, tha Cani.
Gjithashtu ministri Cani tha se ky ligj detajon me akte nënligjore kredimarrjen dhe synon që të arrihet nje kredimarrje me kosto sa më minimale. Ndër të tjera minisrtri foli për Eurobondin, dukë thënë se nentor të 2015 do të maturohe, ndërsa aktualisht ka nje vlere prej 300 milion euro.
“Eurobondi në nëntor të vitit 2015 maturohet që do të thotë 300 milionë euro nuk janë më borxh, shuhen. Dhe ne po studiojmë disa alternativa në varësi nga tregu që të zëvendësojmë këto 300 milionë me 300 milionë të tjera. Për 2015-ën është parashikuar huamarrje me kohë të gjatë, që mund të shkojë 7 deri në 10 vite”, nënvizoi Cani.
Ndryshimet e propozuara në ligjin për huamarrjen dhe borxhin i rrisin kompetencat ministrit të Financave për të marrë borxh, ndërsa shmangin Kuvendin nga vendimarrja.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO