TIRANE- 1. Pajiset me certifikatën e punonjësit të shërbimit personi që plotëson këto kritere: a) Të ketë mbushur moshën 21 vjeç; b) Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar; c) Të ketë aftësi fizike e mendore për të kryer detyrën, të vërtetuar me raportin mjekësor nga komisioni përkatës; ç) Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë; d) Të ketë kryer arsimin e mesëm; dh) Të përmbushë kriterin e besueshmërisë sipas kuptimit që i jep ky ligj; e) Të mos ketë qenë i dënuar më parë me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera me dashje; ë) Të ketë kryer, në qendrën e trajnimit të licencuar, kursin e nevojshëm profesional dhe të jetë pajisur me dëshminë përkatëse.  

2. Kur personi që kërkon të pajiset me certifikatën e punonjësit të shërbimit të sigurisë fizike është ish-punonjës i Policisë së Shtetit apo i strukturave të tjera ligjzbatuese me gradë policore e ushtarake nuk kryen kursin e nevojshëm profesional dhe testimin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)