Kriteret/ Si do të ndahen kuotat
e pranimeve sipas universiteteve

Kriteret/ Si do të ndahen kuotat<br />e pranimeve sipas universiteteve
TIRANE - Universitetet kanë dërguar propozimet e tyre drejt Ministrisë së Arsimit sa i përket kuotave të pranimit.

Disa prej tyre do të qëndrojnë në të njëjtat nivele ashtu si edhe vitet e kaluara ndërkohë që të tjerë kanë kërkuar rritje të tyre. Kështu, Universiteti i Tiranës ka kërkuar 10% kuota më shumë se vitin e kaluar.

Kurse ai i sporteve dhe arteve do të qëndrojë në të njëjtat nivele ashtu sikurse edhe gjatë vitit të kaluar.

Kuotat
Universiteti i Tiranës ka kërkuar një rritje të kuotave me 10 për qind për këtë vit. Kështu nëse gjatë vitit të kaluar ky universitet ka pranuar rreth 4580 studentë këtë vit është propozuar që të ketë një shtesë prej 10% ose e përkthyer në shifra diku tek 450-500 studentë më shumë. Ky fakt është pohuar nga vetë Rektori i Universitetit të Tiranës i cili ka pohuar se duke qenë se edhe këtë vit  propozimet bëhen nga universitetet, është parashikuar një rritje e kuotave të pranimit. Ndërkohë nga ana tjetër Universiteti i Arteve do të pranojë 200 studentë të rinj në të tri degët e tij. Sipas Rektorit Petrit Malaj, kandidatët që do të pranohen do të testohen për aftësitë e tyre në degët ku do të konkurrojnë. Ai pohon se nuk do të ketë shtim të kuotave pasi vite më parë në fakultetin e muzikës, arteve të bukura dhe artit skenik ka ndodhur të digjen edhe kuotat, pasi kandidatet nuk kishin aftësi dhe talent. E njëjta praktike do te ndiqet edhe nga Universiteti i Sporteve ku kandidatët do të testohen për aftësitë e tyre në degë të ndryshme, ndërkohë që kuotat do të mbeten në nivelin aktual rreth 220 pranime.

Mesatarja
Për Universitetin e Arteve, sipas rektorit Malaj mesatarja do të zero vetëm 30 % të pikëve të testimit. Kurse pjesa tjetër prej 70% do të jetë mbi aftësitë që kanë kandidatët në degët e muzikës, arteve të bukura dhe artit skenik. Ndërsa Universiteti Politeknik ka përcaktuar një formulë tjetër pranimi, duke mos përcaktuar mesatare shtesë, por duke i dhënë përparësi notave në lëndët e Matematikës,Fizikës dhe Kimisë. Kështu studentët në 22 programet e Universitetit Politeknik do pranohen në bazë të mesatares, e cila do të ketë 70% të peshës dhe 30% nota në Matematikë, Fizikë dhe Kimi. Në këtë mënyrë universitetet publike i kanë dhënë rëndësi mesatares së shkollës së mesme dhe jo më provimeve të maturës shtetërore.
 
Artet
Universiteti i Arteve ka vendosur edhe nivelin më të ulët sa i përket kriterit për notën mesatare. Kështu, kandidatët duhet të sigurojnë 70% të pikëve në konkurs dhe vetëm 30% të tyre me anë të mesatares
 
Kuotat
Univrsiteti i Tiranës pritet që të ketë 10% më shumë studentë këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Nëse vitin e kaluar kanë qenë afërsisht 4580 studentë të rinj këtë vit pritet që te ketë një shtim prej 450-500 studentë më shumë .
 
Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve do të kenë respektivisht nga 200 dhe 220 studentë, ashtu sikurse edhe gjatë viteve të tjera.

Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës