Kritika/ A ishte demode teatri
shqiptar në Bukuresht…?! 

Kritika/ A ishte demode teatri<br />shqiptar në Bukuresht…?! 
Nuk janë shumë institucione shfaqjesh në Rumani, në posterin e të cilave të gjesh prodhime me pjesë teatri që i përkasin emrave të mëdhenj të letërsisë dramatike amerikane, të tilla si Eugene O’Neill, Arthur Miller, Richard Nash ose Tennessee Williams.

Këto emra kanë qenë kaq në modë drejt fundit të viteve '50, pastaj në vitet 60-70, mendoj në radhë të parë, për shkak të shfaqjeve të mëdha të bëra prej tyre. Shfaqje të firmosura nga regjisor të mëdhenj të skenës, me kontribute të mëdha për rivënien në skenë të teatrit rumun.

Sigurisht e kam fjalën për Liviu Ciulei, në radhë të pare, me arritjet e tij të rralla në Teatrin “Bulandra”. Gjithashtu, zonja Sorana Coroamă-Stanca, me arritjet në Teatrin Kombëtar “Vasile Alecsandri” në Iaşi.

Ato shfaqje të rralla të teksteve të dorës së parë, të cilat i përkasin autorëve të përmendur, por edhe të tjerëve nga e njëjta hapësirë gjeografike-letrare, që dikur kanë shkaktuar krijimet teatrore në shkallë të gjerë, krijime që unë kam parë që nga viti 1989, nuk para më kanë dhënë kënaqësi personalisht. Megjithatë, ata nuk kanë mbajtur më poster për vite rresht, siç ndodhte dikur.

Arsyet mund të jenë shumë, por shpjegimi më i menjëhershëm në përputhje me dramën në fjalë, është se do ta kishin bërë të prishet. Pjesa "Udhëtimi i gjatë drejt natës", ndoshta pjesa më e njohur e Eugene O’Neill, kishte pothuajse 20 vjet pa u vënë në një skenë pak a shumë të njohur. Shfaqja e montuar nga Alexandru Dabija në periudhën 1997-1998 në Teatrin Nottara në Bucuresht, me Valeria Seciu, Ştefan Sileanu, Alexandru Jitea dhe Stelian Nistor në rolet kryesore, ka qenë një shfaqje e mirë.

Një shfaqje e mirë, por po aq e habitshme për ne, pasi na solli para një Alexandru Dabija tjetër, i shqetësuar më shumë nga historia, nga përsëritjet e situatave, nga gjendja psikologjike se sa nga forma, nga imazhi i shokut vizual.

Kjo, pavarësisht nga fakti që skenografia ishte e bërë nga çifti krijues shumë në modë në atë kohë, çifti Irina Solomon dhe Dragoş Buhagiar. Megjithatë, edhe pse instalimi u konsideruan si një sukses, edhe pse u kritikuan për gjatësinë e saj, jo vetëm të dukshme, por edhe, nganjëherë shqetësuese, disa pakënaqësi ekzistonin dhe atëherë. U provua, jo vetëm nga nostalgjikët që kishin patur mundësi të jashtëzakonshme për të "kapur" disa shfaqje, fatkeqësisht, pak prej të cilave kishin përfaqësuar "trashëgiminë" dhe "kujtimin" e të njëjtit tekst.

Shfaqja e vitit 1976, në “Bulandra”, falë Liviu Ciulei. Me Clody Bertola në rolin e Mary , me Victor Rebengiuc në rolin e të riut James, me Florian Pittiş në rolin e Edmund, por sidomos me Toma Caragiu në rolin e aktorit të dështuar James Tyrone. Rol në të cilin Toma Caragiu tregoi se çfarë aktori i madh tragjedie është. Kjo, pasi e kishte treguar edhe njëherë në vitin 1975 në rolin e Satin, në pjesën “Azili i natës”. Një shfaqje e cila pësoi një fund të zi, për shkak të tërmetit shkatërrues të 4 marsit 1976.
 
Paragjykimet për shfaqjen shqiptare
E bëra këtë hyrje të gjatë, ndoshta tepër të gjatë, për t’i shpjeguar vetes dhe lexuesve, këto shënime, por edhe rezerva, e pranoj, një metamorfozë paragjykimesh, me të cilat u nisa drejt shfaqjes “Rruga e gjatë e drejtë natës ”, e sjellë nga Teatri Kombëtar i Tiranës në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit NETA në Bukuresht. Që të jem i sinqertë deri në fund, shkova me mendimin që të shikoj fillimin dhe do të iki në stilin anglez, në rast se ajo që do të shihja, nuk do të më pëlqente edhe pse nuk do të ishte aspak profesionale dhe aq më pak “kritike” nga ana ime.

Fatmirësisht nuk ishte nevoja. Kam qëndruar vullnetarisht dhe jo i detyruar në karrigen time si spektator gjatë gjithë shfaqjes. Duke e parë me vëmendje dallova se në pjesën e fundit të veprës ishin bërë disa ndryshime në krahasim me atë të propozuar nga dramaturgu , por duke mos rënë në kundërshtim me pjesën. Bëhet fjalë për krahasimin midis Mary narkomane dhe Ofelisë së çmendur, por edhe ndryshimin e diagnozës së Edmund-it , nga tuberkuloz në kancer. Kam qenë pre e një emocioni maksimal, i lagur nga disa lot, por pa rënë në melodramë.

Shfaqja drejtuar nga regjisori Spiro Duni është konsideruar si një shfaqje klasike ose në pamje të parë klasike. I vëmendshëm ndaj historisë, i kujdesshëm ndaj personazheve, i vëmendshëm ndaj atmosferës, ai mundohet të shpreh modernizëm në një shfaqje klasike. Ky modernizëm merr jetë gjithashtu nga loja e kujdesshme e aktorëve, me një paraqitje të shkëlqyer.

Në mungesë të informacioneve të kundërta, mendoj se regjisori Spiro Duni është autori i montimit të dramaturgjisë duke sjellë një variant më ekonomik dhe më të "përqendruar" se ajo e shkruar nga pena e Eugene O'Neill , e cila ishte në përputhje me pritshmërinë dhe padurimin e publikut për ta ndjekur sot. Me disa “Saltro”, me një prerje disi më të madhe, por duke mos lënë jashtë asgjë, qoftë dhe një ide se kush është thelbi i tekstit së dramaturgut amerikan, arrita të perceptoja çdo marrëdhënie intime, nga rivendosja dhe trukimi i vazhdueshëm i personazheve, nga shkëlqimi i tyre artificial, nga fshehtësia e tyre e vazhdueshme.

Jeta familjare dhe zbulimi i falsitetit të lumturisë së imagjinuar në pjesën e parë të shfaqjes, pjesë në të cilën ne i shohim të katërt protagonistët në dukje mirë. Tjetërsimi i thelbit të idesë së familjes , distancimi nga solidariteti i tyre i brendshëm, rëndesa e individualizmit të sëmurë të çdo karakteri, urrejtja e shpallur në fund përgjatë 24 orëve aq sa zgjat historia e kësaj vepre , finalizohet me burimin e mizorisë së tij dhe me një urrejtje në rritje.

Regjisori së bashku me aktorët, të gjithë te ardhur nga një shkollë e lartë arti, të shpërndarë shkëlqyer, ata arritën të kapin thellësinë e origjinës së trishtimit e të gjithë anëtarëve të familjes Tyrone . Vuajtja e tyre, sado e maskuar me fshehtësi apo me mohime vjen duke u tensionuar. Kjo ndodh sepse secili nga katër protagonistët bën çdo gjë për të fshehur vesin dhe ankthin shpirtëror. Asgjë nuk e justifikon këtë vuajtje, asgjë nuk e përkëdhel ankthin shpirtëror sepse asnjë nga pjesëtarët e familjes Tyrone nuk është i interesuar për vuajtjen e tjetrit.

Duket sikur çdo gjë ka marrë jetë përmes gënjeshtrave. Gënjeshtra e një karriere të ndritur e cila asnjëherë nuk ka ekzistuar në rastin e James Tyrone, i zymtë, pa gjuhë bombastike , luajtur nga Artan Ymami. Ndryshe nga përkthyes të tjerë të rolit , që ishin të etur për të sjellë në pah të kaluarën e tepruar të karakterit. Gënjeshtra e kthimit tek droga si zgjidhje për mbijetesë, në rastin e Mary Tyrone, e interpretuar në mënyrë të rafinuar nga Yllka Mujo.

Gënjeshtra e fshehjes të humbjes së Jamie, e sjellë në skenë nga Lulzim Zeqja në mënyrë të vrullshme dhe të besueshme. Gënjeshtra e mohimit të përkohshëm të sëmundjes, e interpretuar hollësishëm në skenë nga Genti Decka (Edmund), i cili ka arritur të kapë në mënyrë të përkryer brishtësinë e personazhit. Nga ana tjetër, në kundërvënie me ta vjen Cathleen, e luajtur nga Flaura Kureta.

Dekori i përgatitur me inteligjencë nga Fatbaradh Marku krijon hapësirën e duhur të lojës së aktorëve dhe sjell suksesin e dëshiruar të skenës finale.
Kritiku rumun Mircea Morariu

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot