‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%

Si do shkojnë zgjedhjet e 11 Majit 2025, cilat forca do triumfojnë dhe a do të ndikojë puna e SPAK te situata politike këtë vit.

Këto ishin disa nga temat e tjera të diskutuara në panelin e “Studio Live” mbrëmjen e sotme.

Më i ashpër ka qenë ish-kreu i PD, Ibsen Elezi, që teksa quan dyshen Berisha-Meta si “paterica të Ramës”, thekson se të tre kanë aktualisht vetëm hallin të ruajnë pasuritë, lirinë dhe pushtetin. Kjo, pas halleve dhe telasheve që u ka hapur SPAK-u.

“Problemi i përbahkët i kësaj kupole politike, Berisha-Rama-Meta apo dhe Basha, mënyra si e fokusojnë retorikën, që është kundra njëri-tjetrit, por me një kod. I bëhet presion Ramës se ai ka kapur SPAK. Retorika e tyre ka të bëjë për të qenë në politikë, për të qenë faktor në këtë politikë. Psh. Berisha partinë e ka tani me figura që nuk kanë vlerë, por ku edhe ata pritet të goditen nga SPAK. Ka autokraci në atë parti, kanë modelin e autokracisë, vendosin gjithçka vetë. Rama ka ndërtuar kupolë politike dhe ekonomike, ku janë zhytur edhe Berisha e Meta. Por opozita nuk hedh dritë, sepse zbulon dhe veten. Ia kam thënë Berishës që në përballje me të se nuk e lufton dot qeverinë dhe oligarkët se i ke deputetët pjesë. Pastrohen miliarda euro në vit, 3,8 miliardë, janë të ndërtuara marrëdhëniet në kompleksitet, sa paratë e këtyre mund të jenë në bankat e nivelit të dytë. Edhe SPAK nuk e nxjerr dot këtë skemë komplekse”, u shpreh Elezi.

Këtu ai mori kundërshti nga Faik Basha prej studios, që theksoi se SPAK ka dështuar, sepse nuk hetoka dot çështje të mëdha, si pastrimi i parave nga politikanët. 

“Ne s’na duhet SPAK që ka frikë”, u shpreh ai, duke hyrë në një debat të ashpër me Elezin, i cili e quajti edhe si “zhurmaxhi të Metës”.

“Unë përfaqsësoj një fraksion që ka 3400 vota që i ka marrë në atë parti. Unë kam vota brenda në parti aq. Meta më 2013 i vodhi votat e PD! Zhurmaxhiu i Metës... (i drejtohet Faik Bashës). Këta e kanë kryetarin me çrregullime mendore, mjafton të shikoni edhe videot e sjelljeve të tij, (vijon debatin në distancë me Bashën). Që të mos e kthejmë personale, LSI (PL) nuk mund të jetë pjesë e luftës ndaj korrupsionit. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë paterica më e madhe e Edi Ramës. Të flasësh kundër këtij SPAK-u që e ka degjeneruar Edi Ramën e ka lënë vetëm me kaptera, ia ka akuzu gjithë gjeneralët, ky është turp”, tha Elezi ndër të tjera.

Kurse gazetari Anri Bala u shpreh se nuk është aspak optimist për situatën e opozitës aktuale dhe të vetmen shpresë e sheh tek bashkimi në zgjedhje. Por edhe në këtë rast, momenti është shumë i vonë për të arritur diçka.

“Nëse PD është vjedhur është vjedhur Lulzim Basha, jo Sali Berisha (më 2021). Kur Berisha ankohet, e ka për votat e Bashës më 2021, se vetë ka qenë kandidat për deputet. Sot Berisha, Meta dhe Rama, të gjithë energjinë e kanë për të ruajtur lirinë, pasurinë dhe karrigen e pushtetit. Tani që ka hyrë SPAK ata kanë prioritete të tjera. Pra përfshi edhe Ramën, beteja e tyre është për të ruajtur lirinë dhe pasurinë. Berisha bëri një vit luftë me SPAK dhe aktualisht ndodhet në të njëjtën pikë ku ishte në fillim. Mendoj se Berisha ka humbje në vota në Partinë Demokratike. Unë mendoj se opozita nuk ka mundësi tjetër përveç bashkimit. Besoj se e kanë të pamundur edhe po të bashkohen, për shkak të retorikës, strategjisë, gjuhës së përdorur. Demokratët e kanë ngrënë turpin me bukë me LSI-në, në koalicionin që Berisha bëri”, tha Bala. 

Por u kundërshtua nga anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, i cili tha se sondazhet tregojnë se opozita i fiton zgjedhjet me 65%.

“Rama rekruton nga opozita, si Lulin dhe të tjerët. Berishën e izoluan 11 muaj dhe tani ai është i lirë. Sepse elementë brenda drejtësisë përdoren për të goditur opozitën dhe njerëzit e saj. Qëllimi për zgjedhjet parlamentare është për të goditur fortë sistemin. Meta ligjërisht nuk pengohet të kandidojë, por e pengon fizikisht për të qenë në fushatë, për deputet apo për kryeministër, jo se nuk kandidon dot. Ne duhet të bashkohemi, në një listë, në një front. A ka çuar Rama në 12 vjet ndonjë zyrtar në SPAK? Sondazhet e brendshme dalin që 65% fiton opozita më 2025”, tha ndër të tjera ai. 


Lajmi kryesor:

Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?