Kritikat dhe nënvlerësimi nga Cristiano Ronaldo, përgjigjet për herë të parë Rangnick

Kritikat dhe nënvlerësimi nga Cristiano Ronaldo, përgjigjet për herë të parë Rangnick

Ronaldo dhe Ragnick

Ish-trajneri i United ka dhënë përgjigjen e tij ndaj komenteve të bëra nga Ronaldo në intervistën e tij të bujshme me Piers Morgan. 37-vjeçari nënlverësoi aftësitë e trajnerit aktual të Austrisë dhe madje shkoi aq larg sa të thoshte se nuk kishte dëgjuar kurrë për Rangnick, pavarësisht se ishte i rregullt në 11-shen e tij fillestare në gjysmën e dytë të sezonit 2021-22.

Rangnick u pyet në lidhje me komentet e Ronaldos në një konferencë për shtyp dhe ai u përgjigj hapur: "Unë jam shefi i ekipit të kombëtares së Austrisë, nuk është detyra ime ta gjykoj këtë. Është puna e Manchester United dhe gazetarëve sportivë."

Rangnick u zgjodh për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer si trajner i përkohshëm i United pasi norvegjezi u shkarkua në nëntor 2021. Koha e tij në Old Trafford ishte e pasuksesshme pasi ai nuk arriti t'i çonte Djajtë e Kuq në top katërshe. Rangnick fillimisht ishte planifikuar të mbetej në Mançester si konsulent i klubit, por përfundoi duke u larguar për në Austri menjëherë pas emërimit të Erik ten Hag në maj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari çon në gjyq Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow: Më larguan nga puna pa të drejtë duke më quajtur 'shqiptar' dhe 'mafioz'

Shqiptari çon në gjyq Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow: Më larguan nga puna pa të drejtë duke më quajtur 'shqiptar' dhe 'mafioz'