Kritikat e francezëve, arbitri i finales së Botërorit nxjerr pamjet: Pse nuk flasin te Franca për këto?

Kritikat e francezëve, arbitri i finales së Botërorit nxjerr pamjet: Pse nuk flasin te Franca për këto?

Szymon Marciniak

Argjentina mundi me penallti Francën në finalen e Kupës së Botës pasi 120 minuta përfunduan 3-3. Për këtë përballje pati edhe shumë kritika në lidhje me arbitrimin e polakut Szymon Marciniak. Në Poloni e kanë pritur si "hero" arbitrin kryesor dhe ndihmësit e tij, teksa në një konferencë për shtyp gjyqtari ka sqaruar edhe pretendimet dhe kritikat nga ana e francezëve.

Në kampin francez akuzuan se arbitri akordoi një nga 11 metërshat në mënyrë shumë të lehtë kundër tyre, teksa në një rast nuk u konsultua me VAR për një tjetër në favor të "Gjelave". Kritika tjetër për arbitrin ishte edhe akordimi i golit të Messit pa marrë konfirmimin nëse topi e kaloi apo jo vijën fatale.

Veç rasteve të diskutuara, te Franca nxorën pamjet e golit të tretë me disa nga anëtarët e stafit të "Albiceleste" që ishin futur në fushë nga pankina, gjë që nuk lejohet edhe mund të sillte anullimin e aksionit që solli golin e Argjentinës.

“Nëse pasi është shënuar një gol, gjyqtari e kupton përpara se të rifillojë loja se në atë moment ka pasur një person në fushën e lojës, do duhet ta anulojë. Kjo vlen nëse personi shtesë në fushë ka qenë lojtar stoli, zëvendësues, i zëvendësuar, i përjashtuar ose një ekip zyrtar i klubit që ka shënuar golin”, thotë neni 3.9 i rregullores.

Në lidhje me këtë pyetje, Marciniak shpjegoi me foto se në sekondat e fundit kur Kolu Muani humbi rastin më të pastër që do i jepte Francës Kupën e Botës, shtatë nga stafi i Francës në pankinë lanë vendet dhe u futën në fushë. Edhe në rastin e golit të tretë nga Mbappe "pankina" e Francës ishte në fushë.

"Francezët nuk e përmendën këtë foto, ku mund të shihni se si janë shtatë francezë në fushë. Para së gjithash, a duhet të ndikojë kjo situatë në lojë? Cili ishte ndikimi i personave që u ngritën dhe u hodhën në fushë? Po kërkoni një pikëmbështetje në çdo gjë dhe kjo nuk përbën seriozitet. Ka gazeta serioze dhe nga ato që kërkojnë publicitet. Më shkruanin miq, arbitra në Francë: gjykimi yt ishte i shkëlqyer", tha Marciniak.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte FRANCA!: 24/12/2022 16:48

    Fitorja i perkiste FRANCES Pa Diskutim. Po fitoi injoranca dhe halabaket argjentinas, Shit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur