Kritikat për fjalimin e Ramës në KiE, Bashkurti: Kishte qëllim mbrojtjen e UÇK! Synonte reflektimin e diplomacisë europiane për raportin skandaloz të Dick Marty

Diplomati Lisen Bashkurti e cilëson inciativë me qëllim të mirë për të mbrojtur UÇK fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës duke shtuar se shteg për interpretime lanë komentet politike e personale.

Në intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bashkurit u shpreh se Rama teksa kërkonte të hidhte poshtë raportin e Dick Marty për trafik organesh në Kosovë ishte emotiv, ekspresiv dhe përdor gjuhë trupore agresive. Sipas Bashkurtit, në evente e forume të mëdha duhet që të jenë më të përmbajtura e të thjeshta. Ndër të tjera thotë se Rama synonte reflektimin e diplomacisë europiane për raportin skandaloz të Dick Marty.

“Është një nga fjalimet më të debatuar jo vetëm në sallën ku u mbajt por dhe në mjedisin politik të Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk mund të klasifikohet fjalim bardh e zi se ka një përmbajtje që adreson një çështje të madhe siç është hedhja poshtë e një prej raporteve më famëkeqe kundër Kosovës, që damkosi njerëzit që bënë sakrifica të mëdha që ishin në krye të UÇK.

Iniciativa ishte me qëllimin e mirë. Akuzat nuk janë provuar prej 2 vitesh nga prokuroria në Hagë. Fjalimi ishte normal, por ana që është pjesë më e debatueshme është që kryeministri bën interpretime politike  e personale dhe lënë shteg për interpretime të ndryshme.

Kryeministri është emotive në profilin e tij politik dhe shumë ekspresiv e përdor metafora, figura e krahasime dhe një gjuhë trupore shpesh herë agresive dhe të gjithë këto komponentë të marrë së bashku kanë ndikuar në atmosferën politike të deputetëve të KiE që komentuan në mënyrën e tyre.

Kjo është karakteristikë individuale e kryeministrit. Në evente të tilla si forumet, gjuha e fjalimeve dhe stilistika e tyre të jenë shumë të përmbajtura, të qeta e të rezervuara që i gjithë fokusimi i audiencës të jetë tek përmbajta dhe të jenë sa më të drejtpërdrejta, të pastra e të thjeshta”, tha Bashkurti.

Sa i përket faktit që kryeministri Albin Kurti tha se nuk kishte mundësi të shihte fjalimin prej angazhimeve, Bashkurti thotë se është kontradiktor pasi ka shumë rrjete sociale ku mund të ndjekë Ramën. Megjithatë i jep të drejtë duke thënë se Kosova duhet të mbrohet duke u shoqëruar me krimet e luftës që ka kryer Serbia.

“Reagimet nuk kanë qenë të argumentuara, s’kanë qenë profesionale. Ajo që ka thënë Kurti është kontradiktore se ka shumë rrjete ku mund të shohë fjalimin, nuk mund të arsyetohet kështu. Nga ana tjetër ka të drejtë kur thotë se mbrojtja e Kosovës duhet bërë shoqëruar me krimet e luftës që ka kryer Serbia”, tha Bashkurti.

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 14/10/2022 19:00

    Sigurisht shpellaret me non graten jane, malok karaduc me kostum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj