Kritikoi ASH, Fuga-Luan Ramës:
Je fatkeqësi kombëtare/ E plotë

Kritikoi ASH, Fuga-Luan Ramës:<br />Je fatkeqësi kombëtare/ E plotë<br>
Pas kritikave pak ditë më parë të Luan Ramës për Akademinë e Shkencave ka reaguar Artan Fuga, i cili i përgjigjet përmes një statusi në Facebook.

Reagimi i Artan Fugës
Lidhur me shkrimin fyes ndaj akademisë të shkencave të z. Luan Rama : Akademikët ikën!

--------------------
Meqë kryesia e akademisë së shkencave është vetëizoluar, dhe nuk ndihet të mbrojë akademinë e shkencave, po reagoj si akademik si më poshtë : Cfarë fatkeqësie kombëtare t'a masësh cilësinë e një akademie shkencash me faktin nëse ajo organizon ose jo një festë përkujtimore për themelimin e saj, a thua se është njeri që feston datëlindjet e veta! Politikë e mësuar me qoka!

Cfarë fatkeqësie kombëtare të zhytesh thjesht në një një nostalgji për diktaturën dhe kohën kur shkencën dhe arsimin e dhunonte ideologjia! Thurr lavde pa renditur asnjë kufizim!

Cfarë fatkeqësie kombëtare ku arrin një individ pa asnjë titull a punim shkencor të fyejë dhjetra akademikë! Termin "mjeran" mbaje për vete!

Cfarë fatkeqësie kombëtare kur dikush që tre javë më parë ngrinte lavde për një akademi shkencash, sot vetëm sepse nuk e përdor dot për qëllime politike, e hedh në lumë duke e quajtur mjerane! Je i djeshmi apo je i sotmi?

Cfarë fatkeqësie kombëtare, kur dikush pa ditur asgjë për takimin midis kryeminstrit dhe akademikëve, pa qenë prezent, deklaron duke gënjyer se akademikët nuk e thanë atë që kishin për të thënë! Të gjitha u thanë! Askush nuk pati frikë, as ndroje!

Cfarë fatkeqësie kombëtare, kur dikush që përfaqësohet si deputet, në vend të njohi kritikat brenda akademisë dhe të vendosi gishtin te përgjegjësit e gjendjes aktuale që mbronte deri para një muaji, nuk pipëtinte kur hidheshin kritika mbi ta, tani nuk flet për reformim, por i hedh gurin një institucioni si akademia e shkencave!

Cfarë fatkeqësie kombëtare kur politikanë të ndryshëm mbajnë qendrime ndaj arsimit, shkencës, pa i njohur fare ato, pa pasur haberin ndaj tyre, por vetëm në funksion të ambicieve të tyre politike! Një herë votojnë për ligjin për arsimin e lartë dhe një herë lajnë duart duke e kundërshtuar atë.

Cfarë hipokrizie???

Cfarë fatkeqësie kombëtare që një politikan në opozitë gjoja, në vend të vijë të takojë akademikët dhe të njihet me revendikimet e tyre, preferon të bëjë gjoja gazetarin duke harruar deputetin për të cilin paguhet, duke botuar komente dhe opinione jashtë çdo profesionalizmi që kërkon gazetaria më minimale, pa njohur faktet dhe pa balancuar as qendrimet!

Cfarë fatkeqësie kombëtare që akademikëve që dëshirojnë një akademi shkencash dinamike dhe bashkëkohore u duhet që të përballen jo vetëm me drejtues konservatorë brenda saj, jo vetëm me presionet që vijnë nga lobi private të paskrupultta, jo vetëm nga politika të gabuara arsimore dhe shkencore, por edhe nga sulmet cinike të deputetëve që nuk dihet nëse kanë qenë në opozitë apo në pushtet për vite me radhë!

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë