Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, dënohet ish-agjenti i FSB-së, Igor Girkin

Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, dënohet ish-agjenti i FSB-së, Igor Girkin

Igor Girkin

Pasi lëshoi akuzat në drejtim të Vladimir Putinit, ish-komandanti rus Igor Girkin është dënuar për nxitje të ekstremizmit. Gjykata në Moskë e dënoi Girkinin me katër vite, i cili publikisht ka pasur ide për kandidimin kundër presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Akuzat Girkin i mohoi, ndërsa është parë si një tregues se sa larg mund të shkojë Kremlini ndaj të gjithë atyre që kritikojnë luftën në Ukrainë, raporton Reuters.

Girkin u mbajt në paraburgim në korrik pasi krijoi “klubin e patriotëve të zemëruar” me qëllimet e deklaruara për të shpëtuar Rusinë nga trazirat sistematike, dështimet ushtarake në Ukrainë dhe luftimet e elitës për të pasuar Putinin.

Në një nga fjalimet e tij më të shpërndara për 760 mijë ndjekësit e tij në Telegram, Girkin bëri ofendime personale ndaj presidentit dhe i kërkoi atij t’ia kalonte pushtetin “dikujt me të vërtetë të aftë dhe përgjegjës”.

Igor Girkin ishte më parë oficer i shërbimit rus të sigurisë FSB dhe komandant në luftë, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, i cili ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014. Ai vazhdoi të organizonte milicitë pro-ruse që nxorën një pjesë të Ukrainës lindore jashtë kontrollit të Kievit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?