Kritiku i Bashës: Politika e jashtme e PD, fotokopje e rrëmujës ideologjike brenda partisë

Kritiku i Bashës: Politika e jashtme e PD, fotokopje e rrëmujës ideologjike brenda partisë

TIRANË- Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është treguar shumë kritik lidhur me qëndrimet që ka mbajtur së fundit Partia Demokratike lidhur me politikën e jashtme. Paqëndrueshmëria e tyre, thekson Kulluri, ku një herë deklarojnë se Gjermania është aleatri strategjik dhe një herë tjetër, referuar pjesëmarrjes së Kreshnik Çollakut në inaugurimin e memorialit turk, janë një tregues të politikës së jashtme pa një themel të PD-së. Madje ai bënë edhe një krahasim dhe me "rrëmujën" ideologjike që ka vetë PD-ja.

"Politika e jashtme e PD si fotokopje e rrëmujës ideologjike dhe organizative e PD-se zyrtare! Njeri thote se “Turqia eshte aleati i jashtezakonshem strategjik i Shqiperise”, ndersa dikush tjeter kerkon “te shpallet Gjermania aleati strategjik”, dy vende vertet te rendesishme partnere europiane dhe rajonale! Cdokush ka te drejten e vet te kete nje opinion te tijin ne demokraci dhe s’ka asgje te keqe! Mund te kete te tjere qe mund te kerkojne edhe vende te tjera si Partnere Strategjike, por kur arrihet ne perfundime si keto, kerkohet qe te mendohet pertej interesave konkukturiale politike te momentit! Por ne thelb politika e jashtme lidhet kryesisht me Sigurine Kombetare. Nga 1913 e ketej, kane qene SHBA(jo te vetme natyrisht) qe kane udhehequr mbrojtjen e Shqiperise dhe Shqiptareve prej cdo rreziku qe i vinte prej se jashtmi! Prej shkeputjes nga Perandoria Osmane e deri tek Pavaresia e Kosoves kane qene SHBA si fuqia me e madhe e skenes boterore qe kane mbeshtetur faktorin shqiptar ne Ballkan e Adriatik si komb partner. Kane qene SHBA qe qendruan perballe Bashkimit Sovjetik dhe Komunizmit si murtaja politike me e rende e modernitetit duke na nxjerre serish ne perendim pas 45 vitesh apo me tej prej 500 vitesh! Edhe sot SHBA qendrojne perballe dhe pengojne “hyrjen e bute” te orientalizmit dhe “carizmit oligarkik” ne sistemet e dobeta politike te hapsires shqiptare! Sepse vetem nje fuqi globale dhe demokratike e vetme si SHBA mund ta prijne kete beteje strategjike, etj., etj.. Por miqte “demokrate” qe jane nxituar ne mos deklarimin e SHBA si partneri i vetem strategjik nuk duhet te harrojne Italine dhe Greqine si dy vende kufitare me te cilat me gjithe ulje-ngritjet e tyre jane partnere direkte rajonale per Shqiptaret. Por Partner Strategjik ka vetem 1! As 2 e as 3! Ne vend te perfundimit: Dokumenti i Strategjise Kombetare te Republikes se Shqiperise eshte diskutuar ne qeverine dhe mazhorancen e meparshme si ne nivel ekzekutiv dhe ate parlamentar! Nuk eshte e nevojshme qe ta rishikoje shtabi i protestave dhe bojkoteve te Bashes! See you soon", shkruan Kulluri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Basha: 24/08/2019 15:42

    Basha kryeminister dhe zechendes Xhelal Mziu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja