Vendimi duhet të miratohet edhe nga parlamentet e vendeve përkatëse dhe mendohet që fondi do të jetë gati për shpërndarje në fund të këtij muaji.
Ministrat gjithashtu vendosën t’i japin Spanjës edhe një vit kohë për të ulur deficitin buxhetor në nivelin 3% që kërkon BE.
“Do të ketë kushte të caktuara për banka të caktuara, ndërsa kontrolli i përgjithshëm mbi sektorin financiar spanjoll do të forcohet”, tha kreu i eurogrupit Jean-Claude Juncker.
Ministrat e eurozonës rizgjodhën zotin Juncker si kreun e eurogrupit, ndërsa Klaus Regling, një gjerman, u zgjodh si kreu i menaxhimit të fondit permanent të shpëtimit, I quajtur ndryshe Mekanizmi Europian i Stabilitetit.