Për këtë, ish-kryeministri italian sot arriti deri aty sa të deklarojë se “shtetet duhet të bashkohen e të detyrojnë Gjermaninë që të dalë ajo nga euro. Kjo zgjidhje nuk është shkruar mbi re – pohon ai – përkundrazi, edhe ekspertë bankarë gjermanë po ekzaminojnë këtë mundësi dhe nëse Gjermania del nga Euro do t’i jepte mundësi 16 vendeve të tjera që Banka Qendrore Europiane të kthehet në bankën e vërtetë të euros”.
Sipas Berlusconi-t, nëse kjo nuk ndodh Italia dhe vende të tjera duhet të shikojnë mundësinë për të braktisur ato vetë eurozonën. Ish-kryeministri pohoi: “Kam hedhur idenë se duhet të pyesim nëse, dhe vende të tjera, nuk kemi leverdi, nëqoftëse Banka Qendrore Europiane nuk merr më shumë pushtet, që të dalim ne vetë nga euro”. Sipas tij, ideja nuk është e keqe pasi “me siguri do të kemi mundësinë të shvlerësojmë monedhën tonë, nëse na nevojitet”.
(im/shqiptarja.com)