Kriza, "Call center"
perëndimorët në Lindje

Kriza, perëndimorët në Lindje">
TIRANE- Sipas sindikatave italiane, një grup biznesesh po transferojnë aktivitetin e tyre në zona të ndryshme gjeografike jashtë Italisë si Shqipëria, Kina, Tajlanda dhe Bullgaria, për shkak të krahut të lirë të punës. Ky fenomen është më i përhapur në bizneset "call center", por është i pranishëm edhe në sektorë të tjerë, ku mallrat prodhohen jashtë, ndërsa në Itali shiten nën etiketën "Made in Italy".

Sipas statistikave, një shtetas italian, i punësuar në një biznes të tillë brenda vendit të vet, do të merrte 1.600 euro në muaj nga firma. Për më tepër, do të merrte pagën e 13-të dhe ndoshta edhe të 14-tën çdo vit. Po ashtu, do të kishte edhe dy ditë pushim në javë. Dhe nëse do të punonte jashtë orarit apo në ditë festash zyrtare apo pushimi, do të merrte deri në 250 për qind më shumë. Nëse do të ishte i sëmurë, do të paguhej, nëse do të lindte fëmijë, nëna do të qëndronte nga një deri në dy vjet pushim dhe do të paguhej normalisht.

Rregullat e sigurisë në punë bëjnë që, për çdo gjë që mund t'i ndodhte një punëmarrësi, dëmshpërblimi do të ishte i tillë, që familja e tij mund të jetonte për shumë vite pa asnjë vështirësi ekonomike. Sigurimet shëndetësore dhe shoqërore si dhe taksat e tjera ndaj shtetit barazohen me pagën mujore të punëmarrësit. Në shumë vende të tjera, përfshi edhe Shqipërinë, një pjesë e mirë e këtyre shpenzimeve kursehen, pasi punonjësit detyrohen të punojnë "në të zezë". Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të tilla janë hapur në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe disa qytete të tjera, kryesisht në periferi dhe rrethina, me objekte për konfeksione, rroba, këpucë etj., ambalazhim produktesh, "call center", etj
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’