Kriza, çmimi i trojeve ulet
deri në 50 për qind
Ajo që dikur ishte zona më e lakmuar dhe vëmendja e shumë bizneseve vendase, sot po vuan rënien drastike të kërkesës. Agjenci imobilare vendase konfirmojnë se nuk ka shitje, ndërkohë që shumë biznese kanë hedhur në treg troje boshe apo me kapanone.
TIRANE- Ajo që dikur ishte zona më e lakmuar dhe vëmendja e shumë bizneseve vendase, sot po vuan rënien drastike të kërkesës. Agjenci imobilare vendase konfirmojnë se nuk ka shitje, ndërkohë që shumë biznese kanë hedhur në treg troje boshe apo me kapanone.
"Aksi Tiranë-Durrës është i vdekur, nuk ka projekte biznesi, kjo sepse ato nuk janë në ekspansion, por përkundrazi po limitojnë kostot. Kemi listime të pronave me apo pa kapanone të ndërtuara, për shitje apo dhënie me qira, por nuk ka lëvizje", sipas Ilda Biçokut, drejtuese e agjencisë imobilare "Century 21 The Point".
Kjo situatë i ka përgjysmuar çmimet në këtë aks. Nëse deri në vitin 2008, çmimet arritën deri në 250 euro/m², sot ato kanë zbritur në 100 euro/m².
Rënie të ndjeshme të çmimeve ka pasur edhe në aksin Tiranë-Rinas. Në këtë zonë çmimet janë ulur deri në 50% dhe kjo ka ndodhur sepse blerja u bë me para në dorë.
Edhe transaksionet në trojet bregdetare kanë pësuar "ngrirje" të shitblerjeve. Ky treg është prekur më shumë nga kriza globale financiare, sepse ata që investojnë më shumë janë investitorë të huaj. Këta investitorë në kushtet e krizës i kanë ndaluar zgjerimet apo investimet e reja.
"Në bregdetin e Jugut, çmimi maksimal sot nuk i kalon 120 euro/m², ndërsa më parë ishte 200 euro/m². Edhe në zonën e Gjirit të Lalëzit, që është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të frekuentuar për plazh, trojet shiten 50-80 euro/m², ndjeshëm më ulët nga niveli i 130-150 euro/m²", thonë agjentët.
Ata e lidhin rënien e çmimeve jo vetëm me krizën dhe uljen e fuqisë blerëse në tërësi, por edhe me një fenomen "shfryrjeje" të një tregu me çmime të larta, siç ishte ai i trojeve.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2205
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46