Në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj, pjesën dërrmuese e zinin shtetasit që hynë për vizita ditore dhe që përbënë 68% të totalit. Përmasat e turizmit hyrës në Shqipëri janë shumë më modeste nga sa tregon numri i përgjithshëm i turistëve.
Ky sektor siguron të ardhura modeste për ekonominë e vendit, ndërsa turizmi i mirëfilltë për të kaluar pushime përbën vetëm 30% të totalit. Kontributi i dobët i turizmit dëshmohet edhe nga të dhënat e rritjes ekonomike, ku sektori i tregtisë, hoteleve dhe restoranteve në 3-mujorin III 2013 ra me 3.4%.
Operatorët turistikë dhe kryesisht ata hotelierë ankohen për konkurrueshmëri të ulët krahasuar me vendet e rajonit, për shkak të nivelit më të lartë të tatimit mbi vlerën e shtuar. Por sektori i turizmit vuan edhe nga një informalitet i lartë, kapacitete modeste akomoduese dhe cilësi e dobët në shërbim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)