Vizita e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Ceuta është shoqëruar me tensione të forta dhe protesta të banorëve, të cilët e akuzojnë qeverinë për mënyrën se si po menaxhon krizën e emigrantëve.
Sipas Ceuta TV, dhjetëra qytetarë u mblodhën pranë bashkisë, duke mbajtur pankarta me mesazhe si "Këta palaço na kanë tradhtuar" dhe duke brohoritur sharje kundër kryeministrit spanjoll.
Protestuesit deklaruan se dolën në shesh për të shprehur ndjenjën e braktisjes që, sipas tyre, po përjeton qyteti përballë rritjes së pandalshme të numrit të emigrantëve.
Lajmi kryesor:
Krizë emigracioni në Spanjë! 60 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, gjysma prej tyre kthehet në Marok! 57 viktima, Sanchez nxjerr ushtrinë në terren (VIDEO)









