Kriza tremb edhe vendet e zhvilluara, gazetarja nga Gjermania: Çmimet janë rritur 20-30%, ka mungesa për disa ushqime! Gjermanët po kursejnë, ndihen të pasigurt

Kriza tremb edhe vendet e zhvilluara, gazetarja nga Gjermania: Çmimet janë rritur 20-30%, ka mungesa për disa ushqime! Gjermanët po kursejnë, ndihen të pasigurt

Nidela Hoxha në lidhjen me Report Tv

Gjermania është përfshirë ditët e fundit nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazike.

Në një intervistë me Skype për ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv nga Gjermania, gazetarja shqiptare atje Nidela Hoxha thotë se inflacioni ka arritur nivele shqetësuese deri në 5.1 % (më e madhe në Shqipëri), teksa pritet të shkojë 7.5%. 

“Ka një rritje të çmimeve dhe gjithashtu ka edhe mungesa të disa produkteve ushqimore. Aktualisht shkalla e inflacioni është 5.1 %, teksa pritet të shkojë 7.5%. Kemi një rritje të çmimeve me 5.3% për produktet e shportës, më e madhja që prej vitit 1949. Pra një rritje të çmimeve 20-30%. Natyrisht që shteti gjerman ka përgatitur një paketë ndihmash, rimbursim 300 euro për person plus 100 euro për ata që marrin ndihmë sociale. Ka një rimbursim edhe për karburantet. Kjo do të ndodhë vetëm 3 muaj dhe relativisht nuk përbën një ndryshim të madh”, tha Hoxha, në intervistën me gazetarin Andi Kapxhiu.

Sipas saj problem me rritjen e çmimit është vaji i lulediellit, i cili nga 2.9 euro aktualisht ka shkuar 4.8 euro, në rastin kur je fatlum dhe gjen sepse ka pasur edhe boshatisje të rafteve.

“Duke ditur se Ukraina dhe Rusia janë 2 vende që Gjermania ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta tregtare problemi është shumë i madh. Në ditët dhe në javët në vazhdim pritet një situatë e përkeqësuar me kalimin e kohës”, tha Nidela Hoxha.

Gazetarja tha se gjermanët po ndihen gjithmonë e më të shqetësuar.

“Qytetarët janë të shqetësuar. Gjermanët në përgjithësi janë një komb që duan të jenë të sigurt gjithmonë, hedhin hapa të mirëmenduar. Po e marrin shumë seriozisht këtë situatë por përpiqen të mos përhapin panik. Kanë shumë pasiguri. Ka një stopim të prenotimit të pushimeve dhe kursimeve të tjera. Të kursyerit është zgjidhja e vetme që shikojnë”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv gazetarja Nidela Hoxha.

Kujtojmë se sot u raportua se disa prej ushqimeve të shportës arritën rritje të jashtëzakonshme. Kastravecat janë rritur në treg me 30.3 %, vaji i lulediellit me 28.9 %. Më tej, domatja është rritur me 27%, mielli i thekrës me 22.5 % dhe frutat e thata me 20.5%.  Gjalpi sot shitet me një çmim plus 20.4, ndërsa Margarina me një çmim +17.6 % Çmimi i vezëve ka pësuar një rritje me + 16.3 %, sallata marule +17.1% dhe perimet e konservuara +18.7%.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 04/04/2022 16:51

    Ne e dinim që Gjermania ka qenë gjithmonë pas nesh me zhvillimet ekonomike, na I thoshte J.Topalli nga tribuna e kuvendit. Tani stafetën e ka marë Spiropali një resht më poshtë. Dhëntë zoti që gjermanët mos të marrin vesh sa mirë jetohet këtu. Hajde prit dhe refugjat gjerman pastaj.

    Përgjigju
  • Alniku: 04/04/2022 14:42

    Është pak e ekzagjeruar me shifrat unë jetoj këtu dhe rritja e inflacionit është 7.3 sa për ndihmat që përmenden nuk jan të sakta sot Aldi dhe LIDL do ti ngrejnë çmimin e vajit bylmetit dhe vezëve me 20-30% të mendojmë që Gjermania ka një konkurrencë të fortë përsa i përket supermarketeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?