'30% e përdoruesve të TikTok në Shqipëri janë 13-27 vjeç', kështu është shprehur eksperti i IT Tomi Kallanxhi.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku u diskutua lidhur me hedhjen në diskutim publik të propozimeve për mbylljen e TikTok dhe Snapchat, marr shkas nga vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani në Tiranë, eksperti tha se në Shqipëri mbi 25 % janë përdorues të TikTok të moshësh 27 deri 45 dhe pjesa tjetër është mbi këtë moshë.
‘Një nga sitet e statistikave e ka nxjerr këtë gjë, ku rreth 30% janë nga mosha 13-27 vjeç që janë gjenerata Z, me mbi 25 % janë nga mosha 27-45 vjeç mbi këtë moshë. Ne të gjitha shtetet e Europës është i njëjti trend i këtyre grupmoshave me këtë përqindje', tha ai.
Duke iu referuar statistikave të dhjetorit të vitit 2022, eksperti u shpreh se në total numëroheshin mbi 890 mijë përdorues shqiptar në TikTok.
‘Po, por është ndonjëherë dhunë verbale me fjalë dhe duke qenë se inteligjenca artificiale nuk e njeh gjuhën shqipe, është pak problem për ta kuptuar. Shqipëria është një vend i vogël dhe ka pak përdorues në TikTok, në statistikat e deklaruara janë mbi 890 mijë përdorues shqiptar në TikTok, një statistikë e publikuar në dhjetor të vitit 2022. Duke qenë se Inteligjenca artificiale e TikTok nuk njeh gjuhën tentojë që të marr për për faktor për viralitetin numrin e likeve dhe komenteve të bëra në një video dhe share', tha ai.
Kallanxhiu tregoi edhe procedurat që mund të ndiqen nëse merret vendimi për mbylljen e TikTok dhe Snapchat.
‘Bllokohet lehtë mjafton që të ta vendos Parlamenti, Gjykata Kushtetuese, nuk e di se kush e vendos këtë gjë, i shkon një letër AKEP dhe më pas ky i fundit i nis një letër për bllokim kompanive të internetit në Shqipëri', tha ai.
Sa i përket deklarimit të moshës në momentin e regjistrimit në këto aplikacione, ai tha se regjistrimi bëhet mbi vetdeklarimin.
Sipas tij, vende si Italia po tentojnë që të bëjnë regjistrimin me kartë ID për të deklaruar moshën, por u shpreh skeptik që kjo gjë të arrihet.
‘Këto aplikacione funksionojnë mbi vetdeklarimin, pra ti e vendos vet aty se sa vjeç je, sepse s’ka se si e kupton moshën. Ka vende si Italia që po tentojnë që të bëjnë këtë që duan që të përdorin kartën e ID për tu loguar në këto aplikacione, ka platforma që lejohet mbi moshën 18 vjeç, sepse në Itali lejohen sitet e basteve, kërkojnë që të marrin një identifikim të personit nga karta e ID. Dhe marrin kartat e ID të prindërve dhe vendosin akses dhe duket sikur po dështon’, tha ai.
Per sa kote te kete vpn e proxy ne qarkullim nuk do jete aq i lehte bllokimi or teeeejjjjj
Përgjigju